E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi, BE: Eshtë e rëndësishme për politikat ekonomike

Përfaqësuesi i BE-së: “Censusi duhet parë si një operacion kritik dhe shumë i rëndësishëm dhe që do të ndihmojë INSTAT-in të krijojë një sistem statistikor të besueshëm sepse statistikat që kanë të bëjnë me popullsinë janë më të rëndësishmet për një vend”

TIRANË Ndërsa Aleanca Kuq e Zi po reagonte publikisht në oborrin e Kuvendit pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese, në një tjetër ambient, Bashkimi Europian po e konsideronte procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, si të domosdoshëm.

“Censusi duhet parë si një operacion kritik dhe shumë i rëndësishëm dhe që do të ndihmojë INSTAT-in të krijojë një sistem statistikor të besueshëm sepse statistikat që kanë të bëjnë me popullsinë janë më të rëndësishmet për një vend. Ne kemi dhënë një ndihmë konstante ndaj këtij procesi, sepse ne besojmë që përmirësimi i statistikave zyrtare është një garanci për demokracinë dhe një imput i rëndësishëm për të pasur një menaxhim të mirë të vendit dhe që ndihmon rritjen ekonomike”, - tha Francois Begeot, nga delegacioni i BE-së. Në 1 tetor INSTAT-i do të nisë zyrtarisht procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave i ashtuquajtur censusi 2011, për të cilin është angazhuar një buxhet prej 14 milionë euro dhe ku do të punësohen rreth 15 mijë vetë. Dy ditë më parë, në inagurimin e qendrës së përpunimit të të dhënave të censusit të popullsië dhe banesave në ambientet e INSTAT-it, kryeministri Sali Berisha deklaroi se shqiptarët do t’i nënshtrohen regjistrimit, si qytetarë të lirë në dëshmitë e tyre për përkatësinë etnike dhe besimin fetar. Ndërsa Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, deklaroi gjatë kësaj ceremonie se nëpërmjet këtij procesi, të gjitha institucioneve do t'u mund t'u referohen informacione statistikore më të mira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›