E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i automjeteve në Laç, fluks për të përfituar nga amnistia

Legalizimi i kapitaleve dhe falja e një pjese të borxhit tatimor dhe doganar, ka sjellë fluks për regjistrimin e automjeteve në drejtorinë rajonale të shërbimit të transportit rrugor në Laç. Lehtësirat e krijuar kanë bërë që numri i mjeteve të regjistruara të jetë disa herë më i lartë se një vit më parë.

Duke iu referuar ligjit, drejtori i shërbimit të transportit rrugor në qarkun e Lezhës Bardhok Gjini, u ka bërë apel qytetarëve që të përfitojnë nga ky moment, pasi afati përfundimtar i veprimit të këtij ligji është data 31 dhjetor i këtij viti.
 

Sipas udhëzimit të mbërritur pranë drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor bëhet e ditur se pas datës 31 dhjetor të këtij viti, qyetarët nuk do të mund të përfitojnë nga falja e një pjese të borxhit tatimor,çka ka sjellë edhe fluksin e qytetarëve për regjstimin e automjeteve të tyre.

Po kështu edhe çrregjistrimi i automjeteve të dala jashtë funksionit mund të kryhet lehtësisht kundrejt një pagese prej vetem 600 lekësh të reja.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›