E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i shtetit, 10-20 mijë lekë taksa për pesë apelet

Miratohen tarifat përfundimtare për të diplomuarit e profesioneve të rregulluara që do t’u nënshtrohen provimeve të shtetit. Sipas vendimit të marrë nga qeveria në muajin nëntor, për përcaktimin e tarifave për provimin e shtetit, këto të fundit do të nisin nga 10 mijë lekë të reja për kandidatët që do të futen në apelin e parë, deri në 20 mijë lekë për ata të herës së pestë, që është edhe mundësia e fundit për t’u testuar. Sipas vendimit, tarifat për provimin e shtetit, janë si më poshtë: për kandidatin që jep provimin për herë të parë, 10 000 lekë; për kandidatin që jep provimin për herë të dytë, 12 500 lekë; për kandidatin që jep provimin për herë të tretë, 15 000 lekë; për kandidatin që jep provimin për herë të katërt, 17 500 lekë; për kandidatin që jep provimin për herë të pestë, 20 000 lekë. Kandidatët duhet t’i paguajnë e tarifat, para procesit të regjistrimit për provim, pranë bankave të nivelit të dytë ose zyrave të Postës Shqiptare, për Degën e Thesarit Tiranë, për llogari të Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Rreth 1500 studentët e sapodiplomuar në Fakultetin e Mjekësisë për degët Farmaci, Stomatologji, Infermieri dhe Mjekësi e përgjithshme, janë njohur me procedurat e provimit të shtetit, i cili nis në datën 16 janar, me 108 studentët e Stomatologjisë. E organizuar në formën e një bashkëbisedimi në ambientet e Fakultetit të Infermierisë, drejtues të Agjencisë Kombëtare të Provimeve u kanë shpjeguar kandidatëve se për të hyrë në provim duhet të pajisen me katër dokumente, pa të cilët hyrja është e pamundur. Drejtori i Drejtorisë së Provimeve të Shtetit, Niko Terezi ka theksuar se janë marrë të gjitha masat që ky provim të zhvillohet në bazë të standardeve bashkëkohore. Gjatë bashkëbisedimit, kandidatët për provimin e shtetit kanë konsultuar me ekspertët e provimit të shtetit, testin e publikuar online. Në fillim të këtij muaji, kandidatët për provimin e shtetit u njohën me 3 mijë pyetjet, 50 prej të prej të cilave do të jenë në testin përfundimtar. Për fazën e parë të provimit të shtetit janë regjistruar vetëm studentët e Fakultetit të Mjekësisë, 540 të degës së Farmacisë, 150 Mjekësi e përgjithshme, 108 Stomatologë dhe 250 studentë të Infermierisë.

10 000 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të parë

12 500 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të dytë

15 000 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të tretë

17 500 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të katërt

20 000 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të pestë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›