E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e zhdukur e Kokomanit e Lezhos për Enver Hoxhën

Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani

Ishte korriku i nxehtë i 78-s, kur dy nga të burgosurit e Spaçit, guxuan ti shkruajnë një letër denoncuese Komitetit Qendror. Ende pa u tharë mirë boja e saj, nga Tirana u nisën taborët e egërsuar dhe brenda pak orëve sollën aty nënshkruesit e letrës së tmerrshme. Që këtej dy autorët e saj, Fadil Kokomani e Vangjel Lezhua, u bënë objekt i një procesi që i çoi para skuadrës së pushkatimit. Misteri dhe shpejtësia me të cilën u operua në këtë rast, tronditën fort të dënuarit e Spaçit. Shumëkush prej tyre e lidhte fundin e Kokomanit e të Lezhos me letrën e adresuar për udhëheqjen e Tiranës, por asnjëri nuk kishte dijeni për përmbajtjen e saj. U tha që kanë bërë një letër kundër Enver Hoxhës, ku kërkojnë ndërrimin e vijës politike, kujton shkrimtari dhe publicisti i njohur Fatos Lubonja, duke konfirmuar që së paku ai, bashkëvuajtësi dhe miku i tyre, nuk ka ditur gjë për tekstin e saj. Ka mundësi që në letër, siç kam unë dijeni, por pa e lexuar, shton Lubonja, vihet faji mbi Enver Hoxhën dhe u bëhet një thirrje këtyre që, në mos ta heqin, ta mënjanojnë. Pak a shumë këtu vërtiten edhe bashkëvuajtësit e tjerë, të cilët janë të bindur se fundi tragjik i Kokomanit dhe Lezhos ka të bëjë me frymën therëse të letrës që tronditi KQ-në. Fakti që ende nuk dihet teksti i saj, ca më tepër, as vendvarrimi i autorëve, për ta është më shumë se një brengë. Gjithsesi, ngjarja tronditëse e atij korriku, është arkivuar në kujtesën e tyre me tërë dramaticitetin e vet, si rebelimi më ekstrem ndaj regjimit.

Enveri e çoi vendin në humnerën më të turpshme të historisë

Një nga fotot e papublikuara të takimit të Enverit me Hrushovin në maj 59 në Tiranë

I shkruan letër nga ferri i Spaçit, udhëheqjes së partisë dhe përfunduan para skuadrës së pushkatimit. Ajo që ndodhi me dy gazetarët e dënuar Fadil Kokomani e Vangjel Lezho në fundin e viteve 70, ishte një ngjarje e tmerrshme që tronditi jo vetëm opinionin e bashkëvuajtësve.

Pavarësisht se ekzekutimi i tyre u artikulua nga autoritetet si ndëshkim i pamëshirshëm për krijimin e një organizate që luftonte për përmbysjen e pushtetit popullor, shkaku i vërtetë kishte të bënte me një letër që Kokomani e Lezho i adresonin Komitetit Qendror të Partisë, për të cilën nuk u fol asnjëherë zyrtarisht. Megjithatë, të dënuarit e Spaçit, dhe jo vetëm e morën vesh se bëhej fjalë për një letër të tmerrshme, por asnjëherë nuk u njohën me tekstin e saj. Hamendësohej se i shkruanin Komitetit Qendror për ndryshimin e kursit pas prishjes me Kinën, për mënjanimin e Enver Hoxhës nga kreu i partisë, për goditjen e linjës staliniste në parti, për mbylljen e burgjeve politike, për lejimin e fesë dhe institucioneve të kultit, për futjen e frymës hrushoviane dhe rivendosjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.   Madje, thuhej se këto, i kërkoheshin drejtpërdrejt Enverit, por kishte që besonin se letra i drejtohej sekretariatit të KQ-së si institucion. Gjithsesi, teksti ekzakt i këtij dokumenti,  siç pohon bashkëvuajtësi i Kokomanit dhe Lezhos, publicisti e shkrimtari i njohur Fatos Lubonja, nuk dihet ende, ashtu siç nuk dihet edhe vendvarrimi i dy martirëve. Më së fundi, gazeta  Panorama ka zbuluar origjinalin e letrës dhe, duke filluar nga sot do ta bëjë atë publike, duke mos cenuar asgjë nga përmbajtja e saj. Siç konstatohet nga dokumenti, letra nuk i drejtohet Enverit, por Hysni Kapos dhe Ramiz Alisë, dy sekretarëve më të fuqishëm të Komitetit Qendror të Partisë dhe në të nuk bëhet fjalë për ndonjë ofertë konkrete, por për një skanim të plotë të situatës politike në vend nga pozitat e dy komunistëve idealistë që shpresojnë shumë në kursin reformues të ideuar nga Hrushovi.
Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Kokomani e Lezho kishin bërë 16 vite burg, për tentativë arratisjeje, ndërkohë që u kishin mbetur edhe 10 të tjera…

LETRA
Hysni Kapo
Sekretar i KQ të PPSH
(Për Komitetin Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë)

Faksimile e letrës së Kokomanit e Lezhos, drejtuar Hysni Kapos

Një shtet ku në rendin e ditës janë parullat patriotike (për flamurin për atdheun për trojet e shenjta etj., etj), ai as nuk ka vdekur, dhe as nuk është vrarë, por është kalbëzuar. Në vijim të këtij gjykimi, në një shtet ku jeta e përgjithshme dhe e veçantë i nënshtrohet mendimit dhe rrugës politike të një suite të përjetshme dhe kur ky mendim permanent dhe politik – bëhet qëllim jete për popullin, pa dyshim që ky shtet është pushtuar (si në formacionin shoqëror, ashtu edhe në atë familjar) nga një humnerë amoraliteti. Këtë e ka vërtetuar historia e kolltukëve obskurantistë të shumë mbretërive e sundimtarëve të së kaluarës dhe të kohës që jetojmë, pavarësisht se këta udhëheqës e të zgjedhur të popullit janë munduar të notojnë me të gjitha metodat e demokracisë, lirisë e barazisë.
Në epokën tonë, në shekullin e kozmosit të komunizmit, natyra më e thellë, më serioze ose më e cekët dhe më pak serioze e një shteti a shoqërie që pretendon se ndërton socializmin, varet nga raporti dhe qëndrimi që ai shtet( në rastin tonë udhëheqje) mban ndaj kozmosit të komunizmit, ndaj Bashkimit Sovjetik, ndaj Tetorit të madh. Tetori i Madh, Bashkimi Sovjetik, Partia Komuniste Bolshevike e BS-së, janë tri nocione që mbeten ndër shekuj gur themeltar i kozmosit komunist.
Po mbushen 18 vjet që udhëheqja shqiptare, duke e çuar vazhdimisht popullin, gjithmonë kurrizpërkulur në greminën më të turpshme që ka parë historia, sulmon pa pushuar, si kukuvajka në errësirë vendin dhe popullin e madh të Tetorit me shigjetat më të pështira e të helmuara! Përse vallë? Sepse ajo vuan nga kolltukomania shekullore alla mbret, alla Ali Pashë e kompani. Nuk thonë më kot: në qoftë se aksiomat gjeometrike prekin interesat dhe parimet e personave të posaçëm, këta nuk lënë shtyllë pa ngjitur e kullë pa ndërtuar me qëllim që ti eliminojnë këto aksioma. Kur dialektika jonë socialiste kërkonte që Sekretari i Parë të hiqej mënjëanë si figurë që e kishte kryer misionin në parti, ai dhe kompania e tij, duket kujtuan gjakun stërgjyshor të sulltanëve e të mbeturve të Francës dhe kërkuan ndihmën e Vatikanit të Perëndimit plak dhe më në fund, e më në bisht dhe të djallit vet, vetëm e vetëm që ata të mbeteshin në fuqi.
Ama komunistë! Vallë a ka gjë të përbashkët këtu me figurën e komunistit?! Vetëkuptohet, këtu zien kolltukomania alla monark dhe Sekretar i Parë i përjetshëm i Partisë së Punës, që zgjidhet kongres pas kongresi pa asnjë diskutim (Ka rrezik të zgjidhet edhe pas vdekjes si sekretar nderi)-u prek në egon dhe sedrën e tij stërgjyshore si bej, çifligar a fajdexhi dhe lëshoi tirandën e sh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›