Regjistrimi i popullsise nis me daten 2 prill
Burimet prane INSTAT institucioni qe se bashku me Ministrine e Teknologjise dhe Inovacionit do te drejtoje kete proces bejne me dije se procesi do te nise zyrtarisht ne terren me date 2 prill te 2011-s dhe do te perfundoje ne fund te ketij muaji.
Per koincidence ose jo prilli eshte edhe muaji i fushates zgjedhore per procesin lokal qe pritet te mbahet ne 8 maj dhe ne keto dy muaj shqiptaret do te rrefejne jo vetem detaje mbi te dhenat e tyre personale por edhe partine qe kerkojne ti qeverise.
Ne kuader te pergatitjeve paraprake per procesin behet e ditur se jane planifikuar rreth 12 mije anketues te cilet brenda tri javeve do te marrin te dhenat e te gjithe shqiptareve per ti perpunuar dhe publikuar ato me pas. Ne lidhje me kete projekt duket se palet kane vendosur tetorin e ketij viti domethene kete muaj per rishikimin dhe finalizimin e pyetesorit me grupet e interesit ndonese realisht ky proces negocimi nuk eshte pare. Me pas eshte vendosur qe deri ne muajin dhjetor te ketij viti do te behet edhe krijimi i komisioneve zonale ne qarqe te cilet do te hartojne grupet e punes dhe do te pergatisin bazen logjistike per procesin e regjistrimit. Nga ana tjeter deri ne fundin e vitit 2010 eshte vendosur qe te perfundoje edhe dixhitalizimi i hartave dhe do te perfundoje mbledhja e mjeteve teknologjike qe duhen per kete projekt.
Po keshtu nga stafi qe po pergatit kete proces te rendesishem ka menduar qe paralelisht me procesin e pergatitjeve te vijoje edhe nje fushate publicitare kombetare e cila ka si synim informimin e qytetareve mbi menyren sesi duhet ta plotesojne formularin e regjistrimit te popullsise dhe banesave. Fushata informuese pritet te vazhdoje deri ne fund te procesit te regjistrimit te popullsise dhe banesave ne vend.
Gjate kesaj periudhe mesohet se puna eshte perqendruar me shume drejt bindjes se popullsise rome qe jeton ne Shqiperi qe ajote marre pjese ne kete proces regjistrimi. Mendohet se per here te pare ne vend edhe kjo popullsi do te jape te dhenat e sakta personale dhe gjithashtu ato te banimit. Puna e organizatoreve eshte perqendruar te kjo popullsi edhe per faktin se presioni per kujdesin ndaj tyre ka kohe qe eshte shtuar nga ana e nderkombetareve te cilet ne shume raste kane qene donatore ne projekte te ndryshme qe permiresojne jeten e ketij komuniteti.
Procesi i pergatitjeve ka nisur disa muaj me pare dhe eshte ngritur edhe Komisioni Qendror i Regjistrimit i cili drejtohet nga ministri i Teknologjise dhe Inovacionit Genc Pollo. Ajo qe te ben pershtypje ne kete proces i cili po kryhet ne Shqiperi pas 10 viteve eshte komunikimi dhe diskutimi i munguar me grupet e interesit. Nga ana tjeter ka qene vete shoqeria civile dhe grupet e interesit qe disa here jane mbledhur ne tryeza te rrumbullaketa per te diskutuar dhe per te dhene qendrimet e tyre ne lidhje me kete proces.