Regjistrimi i popullsise teme e nxehte debati

Ky vit ne baze te vendimit te Kombeve te Bashkuara eshte viti i raundit te regjistrimeve te pergjithshme te popullsise ne te gjithe boten. Ne Shqiperi ky regjistrim i planifikuar per tu zhvilluar pas dy javesh u shty per ne nentor per shkak te zgjedhjeve lokale te 8 majit. Regjistrimi i popullsise ne Shqiperi ndonese do te zhvillohet pas 8 muajsh eshte shnderruar ne nje teme te nxehte debati dhe pikepamjesh te ndryshme. Shkak per kete eshte bere kundershtimi i shoqerise civile ndaj vendimit te qeverise per te perfshire ne pyetesore edhe vetedeklarimin e kombesise dhe fese. Nderkohe nje numer i madh qytetaresh kane ndryshuar muajt e fundit kombesine nga shqiptare ne greke apo ne serbo-malazeze. Gjykata e Larte qe po inspekton vendimet e gjykatave per nderrimin e kombesise ka anulluar dhjetera prej tyre pasi i ka gjetur te mbeshtetura ne dokumenta te fallsifikuara. Shifrat zyrtare nga Gjykata e Larte flasin per mbi 3800 qytetare te Shqiperise ne zonat Jugore qe e kane nderruar kombesine nga shqiptare ne greke dhe mbi 150 te tjere ne zonat e Veriut ne serbo- malazeze. Shfaqja masive e kesaj dukurie dhe perkimi ne kohe me afrimin e regjistrimit te popullsise nxiti Gjykaten e Larte dhe Keshillin e Larte te Drejtesise te nderrmarin ne fillim te ketij muaji nje inspektim 6 mujor ne Gjykatat e shkalles se pare te cilat miratojne ose hedhin poshte kerkesat per ndryshim te kombesise. Burime zyrtare pohojne se vetem gjate dy javeve te para te ketij muaji nga inspektimi i Gjykates se Larte dhe Keshillit te Larte te Drejtesise jane gjetur disa dhjetera raste ku ndryshimi i kombesise eshte kryer me dokumenta te fallsifikuara. Vetem ne Gjykaten e Leskovikut 72 qytetare rezultojne ta kene nderruar kombesine nga shqiptare ne greke me dokumenta te fallsifikuara. Kreshnik Spahiu N/Kryetar i Keshillitt te Larte te Drejtesise thote se eshte shkelur ligji perkates Jane aplikuar disa standarde. P.sh. femije me te njejtit prinder njeri nderron kombesine nga shqiptare ne greke kurse tjetri mbetet shqiptar apo nepermjet dokumentave te fallsifikuara nje komune e tere kerkon te ndryshoje kombesine thote ai.
Ligj ne kundershtim me Kushtetuten
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prof. Pellumb Xhufi historian
Ndryshim i kombesise behet ne baze te Ligjit per Gjendjen Civile te miratuar ne vitin 2009. Ne kete ligj kombesia percaktohet si element perberes i gjendjes civile te cdo shtetasi shqiptar gje qe detyron cdo shtetas ta deklaroje kombesine e tij per tu shenuar ne regjistrin themeltar te gjendjes civile. Ligji parashikon ndryshimin e kombesise me ane te vendimit te Gjykates se Shkalles se pare kur qytetari i interesuar i paraqet asaj prova dhe fakte zyrtare. Rritja e menjehershme e numrit te qytetareve qe kane ndryshuar kombesine ne tre muajt e pare te ketij viti dhe zbulimi i rasteve te shumta te perdorimit te dokumentave te fallsifikuara sollen verifikimin e ketij ligji me Kushtetuten. Nga ky verifikim doli se ligji ka nene qe bien ndesh me Kushtetuten pasi detyrojne shtetasit te deklarojne kombesine si nje element perberes te gjendjes se tyre civile ne nje kohte kur ne Kushtetuten e Shqiperise kombesia nuk percaktohet si e tille. Per Ligjin ne fjale eshte ngritur padi ne Gjykaten Kushtetuese.
Ndryshimi i kombesise dhe regjistrimi i pergjithshem i popullsise
Nga ana tjeter ka nje perkim ne kohe mes rritjes se numrit te qytetareve qe kane ndryshuar kombesine dhe afrimit te regjistrimit te pergjithshem te popullsise i cili ishte caktuar te fillonte me 1 prill por qeveria e shtyu per ne nentor per shkak te zgjedhjeve lokale te 8 majit. Ky perkim duket se ka ne baze te tij vendimin e qeveriseper te perfshire ne pyetesorin e regjistrimit qe anketuesit e Institutit te Statistikave do tiu cojne qytetareve shtepi me shtepi edhe te dy pyetjeve lidhur me vetedeklarimin e kombesise dhe besimit fetar. Ky vendim eshte kundershtuar fuqishem nga shoqeria civile e cila po zhvillon protesta ne cdo qytet per te mbledhur 20 mije firma te qytetareve dhe ka kerkuar me pas anullimin e ketij vendimi permes nje peticioni drejtuar qeverise Presidences dhe Parlamentit. Argumenti kryesor i kundershtareve te vetedeklarimit te kombesise dhe besimit fetar eshte shkelja qe i behet Konventave Nderkombetare dhe mosperputhjes me modelin qe aplikojne vendet e BE-se. Pellumb Xhufi historian thote per programin shqip te DW-se Jam nje prej kundershtareve te nje regjistrimi te tille pasi eshte ne kundershtim me Konventen Kuader te Keshillit te Europes per mbrojtjen e Minoriteteve te vitit 1995 ku percaktohet qarte se kombesia nuk mund te mbeshtetet vetem ne nje vetedeklarim subjektiv te personit te interesuar por duhet te mbeshtetet ne elemente objektive qe kane te bejne me identitetin e personit pra ne te dhenat e regjistrave themeltare te zyrave te gjendjes civile. thote Z. Xhufi.
Dhune komuniste ne regjistrat themeltare te gjendjes civile
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vangjel Dule kryetar i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut
Por Vangjel Dule kryetar i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut e njohur edhe si partia e minoritetit grek me te madhit ne numer ne Shqiperi mendon se vetedeklarimi i kombesise dhe i besimit fetar eshte nje domosdoshmeri ne kushtet e Shqiperise. Regjistrimi i popullsise nuk ka lidhje me regjistrat themeltare te gjendjes civile pasi eshte nje proces statistikor. Gjate regjimit komunist ne menyre te dhunshme shume pjesetareve te minoriteteve ne Shqiperi iu imponua ndryshimi i perkatesise etnike dhe fetare.thote per DW Vangjel Dule.
Modeli europian dhe situata ne Shqiperi
Rimarrja e kombesise se ndryshuar gjate regjimit komunist perben nje nga te drejtat themelore te njeriut. Historiani Xhufi kembengul se kjo duhet bere ne baze aktesh zyrtare dhe jo vetedeklarimit subjektiv pasi ky i fundit le hapur shtigje per abuzime. Ai thekson se ne vendet e BE nuk behet vetedeklarim i kombesise apo i besimit fetar pasi regjistrimi i popullsise behet ne baze te shtetesise dhe jo kombesise. Edhe ne rekomandimet e Kombeve te Bashkuara drejtuar qeverive te vendeve ku gjate ketij viti do te zhvillohen regjistrimet e pergjithshme te popullsise vetedeklarimi i kombesise dhe i fese nuk eshte nje ceshtje thelbesore por individuale. Per me teper vetedeklarimi i kombesise bie ndesh edhe me Kushtetuten e Shqiperise ve ne dukje historiani Pellumb Xhufi. Shqiperia ka nje Kushtetute te standardeve europiane e cila percakton qarte qe gjithe qytetaret e Republikes se Shqiperise jane ne rradhe te pare qytetare me te drejta te barabarta pavaresisht nga kombesia besimi fetar gjinia etj etj thote ai per DW.
Gjithsesi ne kontekstin global dhe europian Shqiperia paraqet tipare specifike qe lidhen me situaten ekonomike. Varferia dhe niveli me i ulet i jeteses ne raport me vendet fqinje jane motive qe mund te nxisin nje pjese te qytetareve te perdorin ndryshimin e kombesise si nje mjet per perfitime ekonomike. Per shkak te nevojave ekonomike dhe perfitimeve te mundshme mund te vetedeklarojne nje kombesi tjeter thote Kreshnik Spahiu nenkryetar e Keshillitt te Larte te Drejtesise. Kjo pasi niveli ekonomik ne Shqiperi mbetet ende me i ulet se ne vendet te tilla fqinje si Greqia anetare e BE Mali i Zi apo Serbia. Kritiket e vetedeklarimit te kombesise i druhen rrezikut te shtimit fiktiv artificial te numrit te pakicave etnike ne Shqiperi me individe qe nuk i perkasin realisht ketyre pakicave.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Angjelina Verbica