E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata ne kompleksin berthamor Fukushima jashte kontrollit

Pjeserisht u maten vlera rekord te radioaktivitetit prej 1000 millizivert ne ore. Sipas te dhenave te eksperteve nje rrezatim kaq i larte shkakton probleme te renda shendetesore. Nderkohe niveli i radioaktivitetit eshte serish ne renie tha zedhenesi i qeverise japoneze Yukio Edano. Me pare ne reaktorin 4 kishte shperthyer serish nje zjarr. Por sipas te dhenave te autoritetit japonez per sigurine berthamore flaket ishin shuar pak kohe me pas. Edhe mbi reaktorin 3 vihej re tym i bardhe. Fjala mund te jete edhe per avull tha Edano. Ne kete bllok ka gjasa te jete demtuar shtresa e brendshme mbrojtese e reaktorit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Konference shtypi per situaten ne reaktorin Fukushima

SHBA dergon specialiste te tjere ne Japoni

Ne Japoni kete te merkure priten specialiste te tjere per energjine berthamore nga SHBA. Gjithsej 34 specialistet ofrojne ndihme teknike. Pjese e detyres se tyre eshte edhe analiza e pasojave te mundshme per popullsine te radioaktivitetit te cliruar nga reaktoret e demtuar. Pas autoritetit francez ASN tani edhe nje institut i pavarur kerkimor ne SHBA e klasifikoi avarine ne Fukushima te shkalles 6 nga gjithsej 7. Nuk perjashtohet mundesia qe avaria te klasifikohet edhe e shkalles 7 shprehen shqetesimin ekspertet e Institutit per Shkence dhe Siguri Nderkombetare Isis ne Uashington. Shkalla 7 eshte arritur deri tani vetem ne rastin e katastrofes se ernobilit ne 1986.

Japonia kerkon ndihme nga BE

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nuk dihet sa gjate do te qendrojne te evakuuar.

Japonia i ka kerkuar ndihme BE-se per viktimat e shumta te termetit dhe cunamit te se premtes se kaluar. Presidenti i Komisionit te BE-se Jos Manuel Barroso tha se behet fjale per ndihme materiale si batanije dysheke dhe fuci te medha uji. Rreth 500.000 vete jane strehuar nderkohe ne strehime emergjence ne Japoni. Atje mungojne shpesh ushqimet dhe uji. Te merkuren ne kryeqytetin e vendit Tokio ndertesat u drodhen serish si pasoje e nje termeti 60 ballesh. Ne verilindje te Japonise 850.000 familje jane pa energji elektrike nderkohe qe temperaturat jane afer zeros. Ne brendesi te vendit zona te tera jane nen rrenoja. Mungojne pajisjet e renda per te larguar germadhat. Deri tani jane konfirmuar zyrtarisht 3.400 te vdekur. Mijera vete vazhdojne te rezultojne te humbur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›