Regjistrimi ne Boboshtice vllehet deklarohen greke
Në fshatin Boboshticë të Korcës, i njohur pas skandalit të dhunimit të varreve të vjetra një vit më parë, regjistrimi i popullsisë po kryhet normalisht dhe deri tani është regjistruar gjysma e fshatit me 150 familje. Në një bashkjetesë të përkryer këtu jetojnë vllehët të cilët kanë deklaruar gjatë regjistrimit kombësinë greke si edhe banorët e vjetër të Boboshticës, të deklaruar shqiptarë edhe pse të parët e tyre në vitet 1000 kanë qenë bullgarë dhe këtë e faktojnë me gjuhen e vjetër bullgare që përdorin mes tyre.
"Po, u regjistrova para dy ditësh. As ndërhyrje asgjë, pyesnin dhe përgjigjeshim dhe nuk pati ndonjë gjë. Si nënshtetas shqiptar, kombësia grekë", thotë Lirika Çina, vllahe. "Pyeti se cfarë jemi. Shqiparë i thashe jemi. Ne kemi vjetërsi bullgare, po nuk thuhet. Ne jemi shqiptarë po kemi gjuhën bullgarce që e kemi mësuar që atëherë", tha Ilia Kuneshka, ish-inxhinjer.
"Tani mënyra se si u anketuam ishte mënyrë normale. Në bazë të atyre formularëve që kishin. Mua më pyetën vetëm për nënshtetësinë. Cfarë nënshtetësie ke dhe u thosha shqiptare. Dhe cdo gjë që është në lidhje me këto pyetje u thashe do ta shënoni shqiptare", shprehet Elpi Mançe, ish mesuesja e fshatit.
Pavarësisht se janë deklaruar grekë, banorët e këtij fshati thonë se kombësia shqiptare është pika që prej shekujsh ka mbajtur harmoninë e Boboshticës. Gjithsesi, fëmijët e tyre ata i dërgojnë për të mësuar në shkollën greke dhe jo në atë shqipe, e cila ka kohë që është braktisur.
Jorgjeta Gjanci