E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanc Me Shqiperine do te jete e lehte

Trajneri i kombëtares franceze Laurent Blank nuk mendon asnjë rezultat tjetër përvec fitores në ndeshjen e sotme kundër Shqipërisë. Tekniku ka zhvilluar senacën e fundit stërvitore, ndërsa pas saj është paraqitur më shumë se optimist në konferencën për shtyp. 

Franca kryeson grupin D, ndërsa fitorja ndaj kuqezinjve do ta afronte akoma më shumë me kualifikimin në Euro 2012, pasi në ndeshjen e fundit kundër rivalëve të drejtpërdrejtë të Bosnje Herzegovinës do t’i mjaftonte edhe një barazim. "Kjo është një ndeshje për t’u fituar, pasi suksesi do të na bënte më të qetë përpara sfidës së rëndësishme kundër Bosnjes. Luajmë në fushën tonë dhe duhet të kënaqim tifozët”, ka thënë Laurent Blanc, i cili duhet t’i bëjë llogaritë me shumë mungesa. Benzema dhe Ribery nuk do të luajnë, ashtu si Erik Abidal i dëmtuar së fundmi. Gjithsesi, përballë Shqipërisë këto mungesa nuk e shqetësojnë teknikun e “Gjelave”.

“Do të isha i kënaqur nëse do të kisha në dispozicion të gjithë lojtarët, por unë besoj të ata që do të zbresin në fushën e lojës. Gjithsesi, shpresoj që ata të kthehen në ndeshjen kundër Bosnjes”, ka përfunduar Blanc. Kombëtarja franceze ka 17 pikë në krye të grupit D, ndërsa ndiqet nga Bosnje Herzegovina me një pikë më pak.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›