E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet e paligjshme ne pranga babai i Rooney

Nuk mjafton që të kesh djalin një nga lojtarët më të mëdhenj dhe më të paguar në botë për të hequr dorë nga bastet e paligjshme. Kjo është historia e babait të sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney, i cili është arrestuar nga policia angleze me akuzën për përfshirjen në bastet e paligjshme. Wayne Rooney i vjetër bashkë me vëllain e tij janë vënë në praga, pas një hetimi në lidhje me një ndeshje të dyshuar të kampionatit skocez mes Motherëell dhe Hearts në vitin 2009.

Vëllezërit Rooney dhe shtatë persona të tjerë kanë vendosur shuma të mëdha parashash për rezultatin e saktë të kësaj ndeshjeje, cka ka bërë që të vendosen mes të dyshuarve për trukim të sfidës. Ata janë vënë nën arrest, ndërsa vellëzërit Rooney më pas kanë dalë nga burgu për t’u gjykuar në gjendje të lirë. Lajmi është konfirmuar nga policia e Merseyside, ndërsa i ka dhënë një goditje të rëndë sulmuesit, i cili po përgatitet me kombëtaren e Anglisë për ndeshjen e vështirë kundër Malit të Zi për eliminatoret e Euro 2012. Gjithsesi, sipas trajnerit të përfaqësueses angleze, Fabio Capello, futbollisti është i qetë, pasi mësoi se të afërmit e tij ishin lënë në gjendje të lirë. Por kjo  ngjarje do të ndikojë negativisht te forma e ëayne Rooney, i cili sapo është rikuperuar nga një dëmtim në këmbën e djathtë.

Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e premte , 07 tetor 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›