E Hënë, 2 Nëntor 2026

Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, epiqendra në Fushë Krujë

Një tërmet i forcës 3.5 ballë është regjistruar pasditen e kësaj të premte (15 gusht) në vend. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit ishte në Fushë Krujë, me thellësi 5 kilometër.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, në Fushë Krujë janë regjistruar më herët gjatë ditës së sotme edhe 2 lëkundje të tjera, por me magnitudë më të ulët, 2.9 dhe 2.2.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Tiranë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›