E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikimin e SMS-ve e urdhëroi Prokurori

Ish-polici kosovar, Fitim R., i cili dyshohet se “ka gisht” në falsifikimin e mesazheve telefonike mbi bazën e të cilave Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj nënkryetarit të parë të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë rast.

Ai të enjten ka qëndruar në redaksinë e kësaj gazete ku ka qarë në prani të babait të tij, i cili është prokuror special, ndërsa ka thënë se ndjenë keqardhje që për shkak të veprimit të tij po i përmendet babai në medie.

Ai thotë se vetë nuk i ka falsifikuar mesazhet telefonike, mbi bazën e të cilave po akuzohet Limaj, por sipas tij, këtë e ka urdhëruar një prokuror vendor me inicialet O.M.

“Falsifikimin thotë se nuk e ka bërë në rrugë as në zyre, dhe thotë se nuk e di kush e ka bërë”, shkruan Epoka e Re.

Fitim R. sipas kësaj gazete nga e ka pranuar se ka të bëjë diçka me këto mesazhe, por thotë se vetëm e ka bartur fleshin (USB) me formatin e fajllit PDF nga Posta në Policinë e Kosovës me urdhër të prokurorit shqiptar në vitin 2009./Epoka e Re/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›