Rehabilitimi i personave te paralizuar Historia e Pat Rumerfildit
Palca kurrizore e njeriut eshte nje rruge e rendesishme per lidhjen e fijeve nervore te trurit me pjesen tjeter te trupit. Dhe ndryshe nga shumica e pjeseve te tjera kritike palca kurrizore kur demtohet nuk mund te riparoje veten. Nderkohe qe kerkimet ne kete fushe kane qene premtuese per lendimet ne palcen kurrizore aktualisht nuk ka ndonje sherim. Megjithate ka edhe raste te jashtezakonshme kur njerezit jane sheruar. Materiali na njeh me nje prej tyre.
Pat Rummerfield shpenzon nje jave ne muaj duke punuar me paciente te paralizuar ne Qendren Nderkombetare per trajtimin e demtimeve ne shtyllen kurrizore prane institutit kerkimor Kennedy Krieger ne Baltimore te shtetit Maryland. Teknikisht Rumerfield eshte zedhenes dhe grumbullues fondesh per kete institucion. Por roli i tij me e rendesishme eshte qe te jete atje per pacientet te cilet para se gjithash kane nevoje per mbeshtetje morale.
Te jesh ne gjendje te permiresosh jeten e te tjereve eshte nder i madh. Une vete kam qene ne situata te njejta kur rrija i ngrire pa levizur. Une e di se cfare mendojne keta paciente pa shprese se nje dite mund te ecin sepse kam qene vete si ata.
Ne vitin 1974 gjate nje aksidenti me makine Rummerfield pesoi thyerje te qafes ne kater vende. Mjeket i thane se ai mund te vdiste brenda 72 oreve por edhe nese shpetonte do te mbetej i paralizuar.
Nje jave me vone mjeket me thane se mund te mbetesha gjalle por prognoza ishte ende e zymte.
Vitin e pare Rummerfield iu nenshtrua nje terapie fizike. Pastaj ai dhe babai i tij vendosen per ta menaxhuar vete rehabilitimin e tij.Terapia ishte shume intensive. Pese ore ne dite. Shume ngadale ai filloi te ndjeje permiresim. Pas 3 vjet e gjysme filloi te kthehej ne anen e djathte rimesoi sesi te zvarritej dhe pak nga pak te ngrihej ne kembe.
Pas 17 vjetesh ushtrimesh rraskapitese Rummerfield shikohet si personi i pare i paralizuar qe eshte rehabilituar dhe tani funksionon plotesisht ne gjendje edhe te vrapoje. Ai vendosi te thyeje nje rekord dhe zhvillonte gara per grumbullim fondesh per kerkime mjekesore ne trajtimin e lendimeve te shtylles kurrizore.
Rummerfield morri pjese ne garen Ironman ne vitin 1992 dhe mban rekordin per shpejtesine me te madhe me makine elektrike. Edhe pse sherimin e tij per shume mjeke duket i pashpjegueshem apo mrekulli Dr John McDonald thote se kyci i suksesit te ketij pacienti eshte fuqia mendore.
Ai ka vendosmerine e nje luftetari.Ai lufton me dhimbje dhe kurre nuk heqe dore deri sa ta mposhte ate.
Shoqata kombetare kunder lendimeve te Shtylles Kurrizore thote se me pak se 1 perqind e lendimeve te palces se shtylles kurrizore jane te sherueshme. Mjeket si Ann Choe jane ende duke u perpjekur te kuptojne se si Rummerfield arriti te sherohet vete
Duke studiuar strukturen e trurit dhe te palces kurrizore ne shpresojme te shohim se cfare beri te mundur sherimin e tij. Perfundimet qe ne shpresojme te nxjerrim mund ti aplikojme per pacientet e tjere.
fardo roli qe Rummerfield mund te luaje per kerkime mjekesore puna e tij tani perqendrohet tek pacientet si Erin nje binjake e bashkuara ne lindje. Palca kurrizore e saj iu demtua gjate operacionit ndarjes. Melissa Buckles eshte nena e saj
shte me shume interes per ne qe Rummerfield kujdeset per Erinin. Kjo tregon se ai ka besim se Erin nje dite do te ece. Ne e shohim Pat Rummerfieldin si mrekulli dhe mendojme se edhe me vajzen tone do te ndodhe nje mrekulli e ngjashme.
Rummerfield e sheh vetem thjesht si nje njeri qe perpiqet per te ndihmuar sa me shume njerez qe te kete mundesi. Megjithese asgje nuk eshte e sigurte rruga e sherimit nese sherimi eshte i mundur eshte e gjate dhe e teper e veshtire. Por nje gje eshte e sigurt dhe e rendesishme per pacientet ne qendren kerkimore Kennedy Krieger se Pat Rummerfield do te jene atje per ti frymezuar keta paciente te paralizuar ne cdo hap te rruges drejt rehabilitimit te plote.