Shkoder Zhvillohet ceremonia e rivarrimit te Tome Ndojes

Ne Shkoder u zhvillua sot ne mesdite ceremonia e rivarrimit te Tome Ndojes nje nder te ekzekutuarit e regjimit komunist pas revoltes se muajit maj te vitit 1984 ne kampin e Qafe Barit ku vuajten denimin nje pjese e madhe e te burgosurve politike te Shqiperise. Eshtrat e Tome Ndojes dhe te Sokol Sokolit te dy te pushkatuar ne revolten e Qafe Barit u gjeten ditet e fundit pas shume vite kerkimesh ne afersi te qytetit te Shkodres ne nje zone te dyshuar prej vitesh si nje varreze masive ku regjimi komunist ekzekutoi dhe fshehu trupat e kundershtareve politike.