E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania brenda 2022, do mbylle te gjithe impiantet bërthamore

BERLIN- Gjermania do të mbyllë të gjithë rrjetin e saj bërthamor si masë sigurie pas shpërthimit të centralit bërthamor Fukushima në Japoni. Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se vendi i saj do të tërheqë spinën e energjisë bërthamore më 2022.

Gjermania është fuqia më e madhe industriale e cila do të heqë dorë nga energjia bërthamore, duke synuar t’i kthehet energjisë së rinovueshme dhe kursimit të energjisë. Gjermania ka 17 impiante bërthamore që do të mbyllen pas 9 vitesh.

8 impiante bërthamore do të mbeten të mbyllur përgjithmonë, 7 impiante janë mbyllur përkohësisht menjëherë pas tragjedisë në Fukushima, ndërsa një tjetër ka qenë jashtë funksionit prej vitesh. 6 impiante do mbyllen brenda 2021 dhe tre impiantet e mbetura, ( që janë ndërtura vitet e fundit) do të mbeten të hapur deri në 2022, si masë mbrotjëse për tu siguruar se nuk do ketë përcarje të furnizimit me energji.

Në mars Merkel u tërhoq nga një vendim i cili i zgjaste jetën centraleve bërthamore të vjetra, por një vendim i tillë u kundërshtua nga shumica e votuesve të cilët shin kundër energjisë bërthamore.

Disa politikanë kërkojnë hartimin e një klauzole e cila lejon që një marrëveshje e tillë në një të ardhme të mëvonshme të mund të rishihet.

Vendimi i Gjermanisë për të mbyllur të gjithë impiantet bërthamore duhet më parë të kalojë në parlament dhe mund të përballet me kundërshtimet e atyre që drejtojnë këto impiante.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›