Rehn: "Kriza nuk duhet te ndale zgjerimin e BE"
Komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin, Olli Rehn ka deklaruar kohe me pare se procesi i zgjerimit te BE-se ne Ballkanin Perendimor, nuk duhet te ndalet per asnje arsye per shkak te krizes ekonomike globale. Keto komente Oli Rehn i ka bere gjate nje konference ne Prage, kushtuar arritjeve te Komisionit Evropian ne lidhje me zgjerimin, pikerisht 5 vjet pasi 10 vende te Evropes Qendrore e Lindore iu bashkuan bllokut Evropian ne 2004. Oli Rehn ne nje interviste per britaniken "Daily Telegraph" ka kritikuar skepticizmin e vendeve si Britania, Gjermania apo Franca ne lidhje me zgjerimin e BE. Pas dorezimit te aplikimeve nga Shqiperia dhe Mali i Zi, disa qeveri kane shprehur friken se nje tjeter vale zgjerimi ne BE do te nxiste tensionet sociale per vende pune, ndersa Evropa eshte ne krize ekonomike. "Nuk eshte faji i nje punetori serb apo nje hidrauliku polak se ekonomia boterore tashme eshte ne recesion" eshte shprehur Oli Rehn. "Une jam kunder skeptikeve per zgjerimin", ka deklaruar komisioneri evropian i zgjerimit. Madje ai vuri ne dukje dhe faktet pozitive qe ka sjelle zgjerimi i BE.