Berisha: Rama do te bojkotoje zgjedhjet

Berisha akuzon Ramen, per prishje dhe bojkot te zgjedhjeve. Kryeministri Berisha gjate nje takimi me banoret e Divjakes, pasditen e djeshme deklaroi se kryetari i PS-se, Edi Rama kerkon te bojkotoje zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Berishes, kreu socialist, ka frike nga gara zgjedhore dhe per kete arsye, ai po krijon koalicionin e bojkotit. "Nje njeri, i cili duket se nuk e ka as gramin e fundit te moralit politik dhe njerezor, do te bojkotoje zgjedhjet. Ky eshte Edi Rama. Edi Rama po perpiqet te krijoje koalicionin e bojkotit", deklaroi Berisha. Por kreu i mazhorances u shpreh se PD, ishte e sigurt se do te kthente fitoren e vitit 1992 dhe nga bojkoti i zgjedhjeve, do te ishte Rama humbesi i madh. "Ne qofte se ti vendos qe per karrigen, te bojkotosh zgjedhjet, koshi i plehrave te historise te pret, se ne do te fitojme", deklaroi Berisha. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha u shpreh i vendosur per zhvillimin e zgjedhjeve me 28 qershor dhe se vendimi i Rames nuk kishte ndonje rendesi, sepse PD ishte ne rrugen e saj te fitores. "Une te them edhe nje here ketu qe mos i llogarit hesapet gabim, sepse me ty dhe pa ty shqiptaret do ti bejne zgjedhjet, sepse me ty dhe pa ty do te bejme zgjedhjet me te mira, sepse me ty dhe pa ty, do te ndertojme Shqiperine Evropiane. Merr cdo vendim", paralajmeroi Berisha, Edi Ramen. Sipas tij, kryetarit te PS-se i kishte ngelur ora tek liderat e shkuar te komunizmit dhe e konsideron voten nje plumb per armikun. "Ti, Edi Rama, tregon se ke mbetur ne komplekset e lustraxhiut te bustit, ke mbetur ne labirintet e atyre per te cilet vota ishte plumb per armikun. Ty, Edi Rama, te ka mbetur ora tek baballaret e tu", i beri Berisha thirrje kryetarit te PS-se. Kryeministri Berisha theksoi edhe faktin se per 24 ore skadonte afati qe ai i kishte lene Rames per t'u futur ne listen e kandidaturave te PS-se. Sipas tij, ishte nje turp i madh ne historine politike, qe kryetari i partise me te madhe opozitare nuk futej ne listat per deputet. "Kete turp nuk e kane bere as edhe ne vendet gjysme demokratike, pasardhesit e klikave komuniste. Nese ti do ta besh sot, beje. Ne do te shkojme ne zgjedhje. Po te jap afat 24 ore dhe neser, ne qofte se do, te ndryshojme ligjin dhe vihu ne krye te listes", i kujtoi kryeministri Berisha, Edi Rames. Kryeministri Berisha mori pjese dje edhe ne inaugurimin e fillimit te punimeve per sistemimin dhe asfaltimin e rruges Divjake- Pushimi i Shoferit (Lushnje). Kjo rruge ka nje gjatesi 27 kilometra dhe investimi i saj kap vleren 1.1 miliarde leke. Projekti i rruges eshte i konceptuar me te gjithe elementet e nje rruge te standardeve me moderne. Gjate takimit me qytetaret e Divjakes, kreu i qeverise theksoi se brenda vitit 2010 Myzeqeja dhe tere ultesira bregdetare, perfshi dhe Korcen, nuk do te kete rruge te paasfaltuara ne fshatra dhe qytete. Sipas tij, qeveria do te bente cdo perpjekje per ta bere Divjaken, nje zone turistike sipas parametrave qe i takon.