Suedia, mbeshtet Shqiperine per ne BE

Suedia zotohet per integrimin sa me te shpejte te te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Keshtu ka deklaruar kryeministri suedez, Fredrik Reinfeld ne Bruksel, ne nje konference per mediat, ku paraqiti sfidat dhe objektivat e qeverise se tij, e cila do te kryesoje edhe Presidencen e BE-se me 1 korrik dhe qe do te vijoje deri ne fund te vitit 2009. Ne fjalen e tij, te publikuar edhe ne faqen zyrtare te qeverise suedeze, Reinfeld tha se Suedia ka qene dhe do te vazhdoje te jete avokati me i forte per pershpejtimin e integrimit te Ballkanit perendimor ne bllokun 27 anetaresh. Kjo, sipas tij do te perbeje nje nga prioritet me te medha te Presidences qe kryeson Bllokun Evropian. Reinfeld tha se edhe me pare, zgjerimi i Bashkimit Evropian ka ndikuar ne fuqizimin e ketij te fundit, ndaj dhe sipas tij, nje perspektive evropiane eshte e nevojshme. Deklarata e Presidences suedeze mban keshtu te njejten linje me paraardhesen e saj ceke, e cila ka mbeshtetur fuqishem integrimin e rajonit dhe Shqiperise ne familjen evropiane. Kohet e fundit, zyrtare te larte te BE, zv/presidenti i Komisionit, Zhak Barro, komisioneri per zgjerim Olli Rehn, Shefi per Siguri dhe Politike te Jashtme, Havier Solana si dhe shume vende anetare te bllokut i kane kerkuar Brukselit zyrtar integrimin sa me te shpejte te vendeve te Ballkanit. Keshtu numri dy i Komisionit Evropian, Jacques Barrot gjate nje takimi qe zhvilloi kohe me pare me kryeministrin Berisha deklaroi se Shqiperia gjate ketyre viteve te fundit ka bere arritje shume domethenese. Sipas numrit dy te Komisionit Evropian, Shqiperia ka bere arritje te konsiderueshme ne lidhje nje sere komponentesh, te cilat do t'i sigurojne asaj liberalizimin e vizave dhe levizjen e lire ne Evrope. Si nje arritje te rendesishme, Barrot deklaroi luften kunder korrupsionit, te cilen e cilesoi vertet energjike dhe per kete ai falenderoi ne menyre te vecante kryeministrin Berisha. "Dua te falenderoj Shqiperine, qeverine shqiptare dhe zotin Berisha, sepse kane qene vertet energjike ne kete drejtim, ne luften kunder trafikut te droges, krimit te organizuar, ku jane bere vertet perparime te medha, konkretisht me realizimin e disa mandat-arresteve te disa personave te inkriminuar", tha numri dy i Komisionit Evropian. S.P