E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: Maqedonia të zbatojë reformat, më pas në BE

Rehn ka përshëndetur reformat e realizuara për liberalizimin e vizave por ka theksuar se mbeten edhe disa kushte për tu realizuar për t'i filluar negociatat për anëtarësim. Lidhur më çështjen e emrit Ren theksoi se ky kontest nuk është i lidhur direkt me fillimin e negociatave për aderimin e Maqedonisë në BE.

 “Çështja e emrit nuk është lidhur me mundësinë e fillimin të negociatave aderuese, sepse bëhet fjalë për kontest bilateral, por theksoi se fillimi i këtyre negociatave nuk mund të realizohet pa pajtimin e të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, deklaroi Ren i cili la të kuptohet se Athina mund pengojë procesin e fillimit të negociatave.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski theksoi se qeveria të cilën e drejton ai edhe gjatë periudhës së ardhshme do të angazhohet për zbatimin e të gjithave reformave të cilat kërkohen nga KE-ja. Komisioni Evropian gjatë muajit tetor pritet të publikojë raportin për progresin e Maqedonisë në vitin 2009.

 Komisioni Evropian do të rekomandojë reformimin e jurisprudencës, administratës publike, zhvillimin e dialogut pozitë-opozitë, të drejtat e njeriut, përmirsimin e marrëdhënieve fqinjësore etj. Pa zbatimin e kritereve të Kopenhagës, Maqedonia nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave.

Burime diplomatike nga Bruekseli pohojnë se anëtarësimi i Maqedonisë në BE do prolongohet për vite me rradhë nëse nuk realizohen kushtet e parapara nga institucionet e BE. Maqedonia momentalishtë ballafaqohet me probleme të brendshme dhe të jashtme të cilat e vështirësojnë integrimin e saj në strukturat euroatlantike. (ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›