E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdesin nene e bije. Dyshohet: Esenca e skaduar e limonades

Bashkëshorti, Ferdinand Bujku i cili humbi gruan dhe vajzën e tij në një dëshmi për “Gazeta Shqiptare” rrefeu se sapo kanë përfunduar gotat me limonadë, ato janë ankuar se nuk ndiheshin mirë. Sekuestrohen kampionet e pijes. 

GRAMSH- Vajza 10 vjecare dhe nëna e saj 39 vjecare mund të kenë vdekur si pasojë e helmimit nga esenca e pijeve freskuese. Ngjarta tragjike e cila ndodhi në banesën e prindërve të së resë në fshatin Kukur të rrethit të Gramshit ka tronditur familjaren Bujku.

Bashkëshorti, Ferdinand Bujku i cili humbi gruan dhe vajzën e tij në një dëshmi për “Gazeta Shqiptare” tregoi se “Të zotët e shtëpisë i kanë qerasur bashkëshorten time, Nafijen dhe vajzën time 10 vjeçe me limonatë. Sapo kanë përfunduar gotat me limonadë, ato janë ankuar se nuk ndiheshin mirë. Të gjithë menduan se kjo gjë ishte kalimtare, por pas darkës, gjendja e gruas dhe e vajzës u përkeqësua dhe më shumë”, - citohet rrëfimi i Ferdinandit.

Gjatë darkës, nënë e bijë kanë ndjerë shqetësime shëndetësore si dhimbje barku, të vjella e temperaturë. Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar së tepërmi, ndaj të zotët e shtëpisë i kanë nisur urgjentisht për në spitalin e Gramshit

Grupi hetimor ka kërkuar që t’i bëhet autopsia e nënë e bijë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tyre. Ndërkohë që janë marrë në pyetje të afërmit e familjes ku Nafije e Rina Bujku darkuan si dhe është bërë dhe bllokimi i kampioneve të ushqimit e pijeve që ato përdorën gjatë mbrëmjes së tragjedisë. Burimet e mësipërme pohojnë se dy viktimat mund të jenë helmuar nga një esencë limonate, të cilën pasi e kane blerë në dyqan, kanë përgatitur pijen freskuese.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›