E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK-u ndihmë Kosovës për në Interpol

Ai konsideron se OKB-ja nuk është përjashtuar në Kosovë, dhe e ka përshkruar si të natyrshme që Bashkimi Evropian ka marrë një rol me të rëndësishëm, duke marrë parasysh perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për gazetën Danas – ai ka thënë se roli i tanishëm i UNMIK-ut është të ndihmojë në zgjidhjen e disa problemeve teknike në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

"Për të shmangur vakumin dhe jostabilitetin, Misioni (i UNMIK-ut), do të vazhdojë të luajë rolin e tij dhe në rastet kur të tjerët nuk e dëshirojnë këtë gjë, sikur që është tash rasti me rolin administrativ të UNMIK-ut në veri të Kosovës dhe krijimin e kushteve të nevojshme që Kosova të fitojë përfaqësimin në Interpol”, ka thënë Geekie.

Duke komentuar fatin e planit gjashtë-pikësh për Kosovën – të cilin e kishin arritur Beogradi dhe OKB-ja – ai ka thënë se në këtë proces tashmë janë përfshirë shumë faktor ndërkombëtar, në mesin e të cilëve edhe Bashkimi Evropian.

"Bashkimi Evropian tashmë ka rol operativ në polici, kujdeset për sundimin e ligjit dhe është shumë aktiv në terren. UNMIK-u, edhe pse nuk ka rol kryesor – siç kishte dikur – vazhdon të ofrojë mbështetje për përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve praktike prej të cilave përfitojnë të gjitha palët”, ka thënë Geekie. /Telegrafi/start

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›