E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: Qeveria te zgjidhe krizen politike

Komisioneri Europian per Zgjerimin, Olli Rehn pret qe qeveria e re ne Shqiperi te zgjidhe situaten politike qe u krijua pas zgjedhjeve te qershorit me vendimin e opozites per te qendruar jashte parlamentit per sa kohe qe nuk ka hetim te plote te procesit te numerimit te votave.

I pyetur mbi kete ceshtje, komisioneri ne pergjigjen e tij nuk e permend fare opoziten dhe as faktin e bojkotit te Kuvendit, por i drejtohet vetem qeverise se sapoformuar duke i kerkuar te zgjidhe kete sfide politike.

"Per Shqiperine dhe sfidat e saj politike, une besoj se qeveria e re do te mundohet ta zgjidhe kete ceshtje qe eshte e rendesishme per kriterin politik te Kopenhagenit dhe duhet pare si nje shans tashme per te rritur stabilitetin politik e ne kete menyre evoluimin  orientimit europian te Shqiperise", u shpreh Rehn.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›