E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn e Solana: Punoni per te ardhmen

Komisioneri per zgjerimin ne Bashkimin Evropian, Oli Rehn deklaron se zgjedhjet nenvizuan qartazi dhe lidershipi shqiptar duhet te punoje fort qe ne te ardhmen te realizoje standarte evropiane.

Ne qendrimin e tij, Rehn ka mbeshtetur raportin paraprak te OSBE-ODIHR per zgjedhjet e 28 qershorit.

Po ashtu ne nje deklarate te zyres se Havier Solanes,kryediplomatit evropian, thuhet se palet duhet te riafirmojne premtimet per garantimin e reformave.

Bashkimi Evropian gjithsesi do te prese raportin e fundit te OSBE-ODIHR dhe ne varesi te kesaj Keshilli i Bashkimit Evropian do te nise procesin per dhenien e opinionit, nese Shqiperia do te marre ose jo statusin e kandidatit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›