E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uithers: Zgjedhjet, përgjithësisht të qeta

Ambasadori i ShBA-së në Tiranë Xhon Uidhers në një deklaratë për shtyp është shprehur për zgjedhjet që, në përgjithësi, ishin të mirë-administruara dhe të qeta. Sipas Uithers tani duhet të presim përfundimin e numërimit të votave si dhe zyrtarizimin e rezultateve në një mënyrë po kaq të rregullt. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të përgëzuar popullin shqiptar për zgjedhjet e djeshme parlamentare u shpreh Uithers.
Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Zgjedhjeve ka prodhuar një raport paraprak të mirëmenduar dhe objektiv që i karakterizon këto zgjedhje si përmirësim krahasuar me praktika të mëparshme, por që edhe shpreh shqetësim në lidhje me mangësi që mbeten në process thuhet në deklaratë. Ambasadori Uithers shton gjithashtu se është në një mendje me këto gjetje dhe nxis autoritetet shqiptare të ndërtojnë mbi suksesin e djeshëm për të përmbushur standarte më të larta dhe më kërkuese ndërkombëtare në votime të ardhshme. "Përsëris që përgëzoj popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë dje dhe ofroj urimet e mia më të mira për të ardhmen" përfundon Uithers.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›