E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rei Manaj me skuadër të re, firmos për Sharjah FC

Rei Manaj me skuadër të re, kontratë 2-vjeçare me Sharjah FC në Emiratet e bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi largohet kështu nga skuadra turke e Sivasspor, ku në dy sezone shënoi 34 gola dhe 11 asiste. Te Sharjah FC ai do të gjejë një tjetër lojtar kuqezi, Feta Fetain, i cili është i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit.

Nuk ka munguar dhe një falenderim nga ana e Manajt për tifozët e skuadrës turke, të cilët i konsideron si një familje.

“Tifozë të mi të dashur të Sivassporit, ju tani jeni më shumë sesa thjesht tifozë, jeni familja ime dhe gjithmonë do të jeni. Kemi ndarë momente vërtet të veçanta, të cilat askush nuk mund të na i heqë, askush nuk mund ta njollosë atë që kemi arritur. Gjithmonë kam preferuar të mos flas shumë, madje as në momentet më të vështira, për hir tuaj dhe për dashurinë tuaj të pakushtëzuar”.

“Kam gëlltitur shumë gjëra që nuk u bënë siç duhet ndaj meje, por kjo nuk është koha. Thjesht dijeni se ju kam qenë besnik nga dita e parë deri në të fundit dhe gjithmonë do të jem. 34 gola dhe 11 asiste në dy sezone, duke u gëzuar së bashku, duke ju parë të lumtur është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Faleminderit për gjithçka, nuk do t’ju harroj kurrë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›