Shkëmbehen Sneijder-Pastore?

E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka njoftuar për mundësinë e shkëmbimit mes Wesley Sneijderit dhe Javier Pastores gjatë afatit kalimtar të janarit.
E ardhmja e Sneijderit në Giuseppe Meazza është në dyshim pas kërkesës së klubit për reduktimin e pagës së tij nga 6 milionë euro në 4, nëse dëshiron të nënshkruajë marrëveshje të re.
Palët raportohet se janë larg ‘pajtimit’, andaj spekulohet se Sneijder do të braktisë Nerazzurrët. Tani ka filluar të marrë formë mundësia e shkëmbimit të tij me Pastoren, i cili nuk është duke kaluar aventurë pozitive në Paris Saint-Germain.