E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekord i vapës në Austri, mbi 40 gradë Celsius

Televizioni shtetëror austriak njoftoi se sot për herë të parë nga mesi i shekullit të 19-të (1850), kur kanë filluar matjet, në këët shtet për herë të parë është matur temperatura mbi 40 gradë Celsius. Sot pasdreke në qytezën Bad Deutsch Altenburg është matur temperatura prej 40.5 gradësh.

Deri sot temperatura më e lartë e matur në Austri (39.7 gradë Celsius) ishte në vitin 1983, kurse të shtunën që shkoi ai rekord ishte përmbysur për 0.2 gradë.

Temperatura e matur sot prej 40.5 gradë është konsideruar të jetë e pamundshme të arrihet në këtë shtet.

Koha net transmeton se sipas medieve austriake, pasojat e temperaturave të pazakonshme për Austrinë janë tashmë të dukshme, sepse bujqit kanë paralajmëruar që korrja e bereqetit do të jetë shumë më e vogël sesa q është pritur. Përveç kësaj, raportohet edhe për zjarre të shumta nëpër pyje të shkaktuara nga temperaturat e larta./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›