E Diel, 1 Nëntor 2026

E kryen porosinë e vrasjes - me raki

Policia e qytetit Novosibirsk ka arrestuar një vrasës të paguar, i cili e ka vrarë një biznesmen lokal asisoj që e ka detyruar me orë të tëra të pijë sasi të madhe alkooli. Vrasjen e kishte porositur një biznesmen tjetër lokal, për të cilin i vrari ishte konkurrenti më i madh në punën me të cilën merreshin të dytë.

Vrasësi e ka rrëmbyer viktimën dhe e ka dërguar në një garazh të braktisur, ku e ka torturuar dhe e ka detyruar që për pak orë të pijë disa litra raki, transmeton Koha.

Pas disa orësh, viktima e humbi vetëdijen dhe vdiq në garazh.

Policia ruse ka bëtë të ditur se pos vrasësit është arrestuar edhe porositësi i saj, raporton agjencia e lajmeve DPA./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›