Rekord në Francë: 13.2 milionë teleshikues

Ndeshja Francë-Itali e transmetuar direkt nga televizoni francez M6 regjistroi një audiencë prej 13.2 milionë teleshikuesish, një rekord absolut për televizionin francez (që nga viti 1989) dhe rekordi i audiencës në gjitha televizionet që nga fillimi i vitit 2008.
Rekordi i mëparshëm ishte ai arritur në ndeshjen Francë-Holandë e transmetuar nga TF1 dhe e ndjekur nga 12.6 milionë shikues.
Në Holandë ndeshja Holandë-Rumani u ndoq nga 7.3 milionë shikues, teksa popullsia holandeze arrin në 16 milionë.
Gjithsesi, shifrat nuk përfshijnë shikuesit që i kanë ndjekur ndeshjet në sheshe të hapura apo në kafe apo restorantet që kanë instaluar ekrane të mëdha.