Eleandro Pema nënshkruan për Flamurtarin

Sulmuesi i njohur Eleandro Pema është zyrtarisht një futbollist i Flamurtarit. Ish-futbollisti i Dinamos e Tiranës do të jetë nën urdhrat e trajnerit kroat Slavko Kovacic.
23-vjecari, i cili dallohet për shpejtësinë e tij, ka luajtur në fillimet tij sportive edhe me skuadrën turke Samsunspor. Pema shënoi katër gola sezonin e kaluar me Dinamon.
Për Flamurtarin firmosi edhe mesfushori Ermir Strati. Stërvitja e parë kuqezinjve vlonjate do të nisë më 1 korrik, ndërsa faza përgatitore do të zhvillohet në Mavrovë të Maqedonisë dhe më pas në Malin e Zi ose Kroaci.