Italia fiton edhe ne TV

Më shumë se 23 milionë teleshikues ndoqën ndeshjen Francë-Itali (0-2) të transmetuar nga Rai Uno, duke fituar ndaj Francës edhe "ndeshjen" e televizioneve.
Televizioni kombëtar italian u ndoq nga 74.09 për qind e teleshikuesve në Itali, ndërkohë që në Itali, ndeshja Holandë-Rumani e transmetuar nga Rai2 u ndoq nga 687 mijë teleshikues.
Italia, që në cerekfinale do të ndeshet me Spanjën, ka bërë një ditë pushim. Donadoni duhet të zgjidhë rebusin e mesfushës, pasi do të mungojnë për shkak të skualifikimit Pirlo e Gatuzo.