E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekord turistësh në Shqipëri

24-07-2013 / Gazeta 55

E shtuna shënoi numrin më të madh të hyrjes së të huajve. Policia kufitare merr masat

Fundjava ka regjistruar fluksin më të madh në hyrje në pikat kufitare të të huajve që synojnë brigjet turistike të Shqipërisë
Në total në 5 ditët e fundit kanë hyrë 108421 shtetas të huaj, ndërsa për të gjithë korrikun 374 095 turistë. Policia kufitare dhe e migracionit monitoron hyrjet-daljet në çdo pikë të kalimit kufitar, si dhe oraret kur ngarkesa është më e madhe.
Në vëmendje është e gjitha vija kufitare, kjo për shkak se kontrabandistë apo trafikantë synojnë këtë periudhë për krimet në kufi, për shkak të ngarkesës që sjell fluksi i sezonit turistik veror
Edhe pse agjërimi në muajin e Ramazanit, ka penguar disi mbërritjen e turistëve kosovarë, sërish shifrat flasin për një shtim të fluksit në hyrje në territorin e Shqipërisë, nga java në javë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›