E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Spastrimi dhe fshesa mbi administratën publike, dëshmi e zakoneve dhe veseve të vjetra të Edi Ramës

24-07-2013 / Gazeta 55

Deklaratë e deputetit të PD, Gerti Bogdani: Ky koalicion i vetmi në botë që po nis punën jo duke shkurtuar, por duke rritur koston financiare


"Edi Rama faktoi sot se pazari për ndarjen e gjahut të 23 qershorit do të rëndojë dhimbshëm mbi xhepat e shqiptarëve. Pavarësisht prej përpjekjes amatore për të fshehur fryrjen e pashembullt të shpenzimeve, fatura e kripur e këtij projekti anti- institucional, është zullumi i radhës i koalicionit të mashtrimit për shqiptarët dhe vendin. Ky koalicion vendos rekordin historik si i vetmi sot në botë që po nis punën jo duke shkurtuar, por duke rritur koston financiare të qeverisjes që ditën e tij të parë. Po sot, kryesocialisti konfirmoi edhe projektin e spastrimit dhe fshesës mbi administratën publike duke dëshmuar mendësinë e zakoneve dhe veseve të vjetra. Edi Rama është i vetmi politikan në Europë që e nis punën duke projektuar pushime masive të punonjësve të administratës publike dhe zëvendësimin e tyre me militantë të rekrutuar në zyrat e PS-së. Partia Demokratike denoncon fshesën anti-institucionale kundër administratës publike si dhe mekanizmin e grabitjes së taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet fryrjes shokuese të numrit të ministrive. Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë me çdo mjet ligjor dhe politik qytetarët shqiptarë nga abuzimi me taksat e tyre dhe punonjësit e administratës publike nga fshesa anti-ligjore e paralajmëruar".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›