E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy ne hetim per skandalin e donacioneve

Ish presidenti francez, Nikolas Sarkozi do te pyetet sot lidhur me akuzat se ne fushatën elektorale te 2007 është ndihmuar ilegalisht nga gruaja me e pasur e Francës. 
Ish presidenti përballet me akuzat se ka pranuar mijera euro nga trashegimtarja e L’Oreal, Liliane Bettencourt, kur garoi per kreun e shtetit 5 vite më pare.
Policia bastisi shtëpinë dhe zyrat e tij në muajin korrik, si pjesë e një hetimi të nisur nga gjykatësi Jean-Michel Gentil.
Por Sarkozy, i cili humbi imunitetin presidencial ne maj, mohon gjithçka. Ai do te shfaqet përpara gjykatësve në qytetin jug-perëndimor të Bordeaux.
Edhe pse eshte terhequr nga vija e pare e politikes, qe prej humbjes ndaj kandidatit socialist, Francois Hollande, Sarkozy raportohet se ka ende ambicie per te garuar ne zgjedhjet e 2017-s, shkruan BBC. 
Rezultati i hetimit do të vendosë nëse ish presidenti do të bëjë rikthimin e shumëpritur në politikë.
Gjykatësi Gentil po udhëheq hetimet e akuzave se stafi i Bettencourt dha 150 mijë euro cash për ndihmësit e Sarkozy, gjatë fushatës së tij të në 2007-, për tu zgjedhur president.
Kontributet individuale nëpër fushata, në Francë janë të limituara deri në 4600 euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›