E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundja, 200 raste te reja ne QSUT ne 2 vjet

Femijet qe vuajne nga autizmi do te mund te kurohen ne ambiente te tjera dhe jo sic ndodh aktualisht, ne pavijonet e adulteve. Kjo ka qene deklarata e ministres se Shendetesise Anila Godo, e cila tha se tashme eshte marre nje vendim, ne bashkepunim edhe me koleget nderkombetare. Kete deklarate Godo, e beri gjate nje takimi me perfaqesues te OBSH si dhe zonjen Liri Berisha, presidente e fondacionit "Femijet shqiptare". "Ne kemi vendosur, eshte marre tashme ky vendim qe psikiatria infantile te dali dhe te funksionoje me vete, ashtu si tani e meriton. Ndoshta mund te jemi pak te vonuar ne kete vendim dhe te mos funksionoje e integruar se bashku me psikiatrine adulte, gje qe nuk ka kuptim", tha Anila Godo, ministre e Shendetesise. Specialistet e shendetesise thone se autizmi infantile, duhet te diagnostikohet ne kohe, pasi shifrat jane teper shqetesuese. "Numri eshte mjaft i madh, mundesite tona aktuale duhet qe te jene me te medha. Mund te filloje identifikimi i saj mesatarisht, qe ne periudhen 2-3 vjec. Behet fjale, per ta cuar diagnostikimin sa me heret te jete e mundur. Nje diagnostikim 18 muajsh, apo me perpara do te ishte nje shans me i mire per te pasur nje trajtim me te mire", ka pohuar Ariel Como nendrejtor i QSUT-se. Crregullimet e zhvillimit (vonesa psikomotore) dhe crregullimet gjuhesore, jane shenjat me te hershme te kesaj semundjeje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›