E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rekrutimi i Putin/ Zelensky thirrje ushtarëve rus të dorëzohen: Nuk do të kthejmë askënd pa dëshirë në Rusi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje ushtareve rus që të ikin ose të dorëzohen sesa të vriten nga forcat ukrainase. Ai siguroi se ushtarët rus që do të dorëzohen do të trajtohen në një “mënyrë të civilizuar” duke mos kthyer askënd në Rusi nëse ata kanë frikë nga pasojat.

“Ukraina do t’i trajtojë dezertorët në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe nuk do të kthejë askënd në Rusi nëse ata kanë frikë nga pasojat. Është më mirë të dorëzohemi në robërinë ukrainase sesa të vritemi nga goditjet e armëve tona,” tha Zelensky.

Presidenti Putin nënshkroi  një ligj që nënkupton se rusët që dezertojnë, refuzojnë të luftojnë, nuk u binden urdhrave ose dorëzohen, do të përballen me 10 vjet burg. Lëvizjet e presidentit rus shihen gjerësisht si një përpjekje për të rifituar iniciativën pasi forcat e tij pësuan pengesa në fushën e betejës.

Protestat e reja kanë shpërthyer gjithashtu për mobilizimin e pjesshëm të 300,000 trupave shtesë nga Rusia. 700 njerëz u arrestuan të shtunën, ndërsa më shumë se 1,000 u arrestuan në fillim të javës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›