Canaj fut Shkumbinin ne kaos trajneri imiton presidentin
Agim Canaj dha doreheqjen si trajneri i Shkumbinit pas 11 javesh ne drejtimi e peqinasve. Ish-tekniku pasoi Mirel Josen ndersa ky i fundit u shkarkua nga ish-presidenti Ylli Ndroqi per rezultate te dobeta ne dy javet e para te kampionatit aktual. Shkumbini nen drejtimin e Mirel Joses barazoi 2-2 me Kastriotin ne Qemal Stafa por me peqinasit si prites dhe humbi 2-0 me Lacin ne transferte duke grumbulluar vetem 1 pike nga 6 te mundshmet.
Ne fakt sipas asaj qe deklaroi Agim Canaj vendimi i papritur i tij ishte si nje reflektim i situates se fundit qe po perjeton kampi peqinas ku kulmi arriti me doreheqjen e ish-presidentit Ylli Ndroqi vetem gjashte muaj pasi ai kishte marre drejtimin e Shkumbinit. Eshte nje vendim i ndikuar nga rrethanat e fundit. Une kam pasur nje bashkepunim te shkelqyer me presidentin Ndroqi dhe se bashku kishim bere nje plan ku ne Peqin do te sillnim nje trofe brenda dy vitesh. Por duke qene se futbolli ketu ne Shqiperi ta ben te pamundur te punosh ashtu sic duhet une do te jap doreheqjen - deklaroi Canaj i cili nenshkroi nje kontrate 1-vjecare me presidentin Ylli Ndroqi. Agim Canaj u rikthye ne Peqin pas gjashte vjetesh kur ai drejtoi Shkumbinin ne sezonin 2004-2005 por pa e mbyllur deri ne fund sezonin. Vlonjati u zevendesua pas javes se 19-te pas nje humbje 2-0 me Tiranen ne Fier duke u zevendesuar me 17 janar te vitit 2005 nga Faruk Sejdini ky i fundit arriti ta mbaje skuadren peqinase ne Superlige atehere me 10 skuadra dhe 36 ndeshje. Une dua ti hap rrugen donatoreve te rinj te cilet mund te zgjedhin personin qe tashme do te drejtoje Shkumbinin. Me vjen keq por mbas largimit te presidentit edhe une duhet ta beje nje gje te tille. I uroj suksese skuadres se Shkumbinit ne te ardhmen- tha ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit dhe Dinamos madje kampion me blute kryeqytetas. Shkumbini pas 13 javesh ndodhet ne vendin e 8-te me 17 pike po aq sa Laci. Ne javen e 14-te trajneri i ri i Shkumbinit do te perballet ne Korce me Skenderbeun e vendit te dyte. Peqinasit fituan 3-1 ne fazen e pare pikerisht ne debutimin e Agim Canajt. Gjate karrieres se tij Agim Canaj ka drejtuar nje numer te madh skuadrash perfshire Dinamon Shkumbinin Skenderbeun Besen Flamurtarin Vllaznine e sezonin e kaluar Gramozin e Ersekes. Sezonin e kaluar kur Shkumbini i drejtuar nga presidenti Dyrmishi dhe i mbeshtetur financiarisht dhe nga donatoret Sula e Ismaili paten ne bankine tre trajnere Gugash Magani nga java 1-2 Kristaq Mile nga java 3-15 dhe Perparim Daiu nga java 16. I njejti skenar do te perseritet e dhe kete sezon pasi tekniku i ri qe do te vendoset ne krye te skuadres do te jete trajneri i trete sezonal. Mirel Josa drejtoi vetem dy jave bilanci 2 ndeshje 1 barazim 1 humbje 1 pike nga 6 te mundshmet Agim Canaj 11 jave 5 fitore 1 barazim 5 humbje 16 pike nga 33 te mundshmet. Trajneri i ri qe do te emerohet te Shkumbini do te jete i shtati i serise se dyte te trajnereve qe ulen ne bankinen e pese skuadrave qe kane ndryshuar tekniket e tyre me te cilet nisen sezonin. Valsi i bankinave nisi me shkarkimin e Mirel Joses nga Shkumbini ne javen e 2-te u zevendesua nga Agim Canajt per tu pasuar me Ilir Spahiun e Bylisit u zevendesua nga Nikola Ilievski. Shpetim Duro u largua nga Besa ne javen e 4-t i pasuar nga Perparim Daiu ndersa Sulejman Starova u shkarkua ne javen e 6-te i zevendesuar nga Nevil Dede. Shkarkimit nuk i shpetoi dhe nje trajneri i huaj malaziasi Mojash Radonjic i Vllaznise u zevendesua nga Mirel Josa ky i fundit e nisi sezonin te Shkumbini. Seriali i shkarkimit te trajnereve vazhdoi me Perparim Daiun i cili la vendin Gerti Haxhiut njeriut qe drejton Besen nga java e 11-te. Gjithsesi doreheqje publike ka dhene dhe Stavri Nica i Lacit por qe nuk u pranua nga presidenti Pashk Laskaj. Ne fakt per te drejtuar nje ndeshje futbolli ne bankine jane ulur dhe Agim Meto i Bylisit java e 4-t kur zyrtarisht trajner i emeruar ishte maqedonasi Nikola Ilievski por dhe Artan Mergjyshi i Dinamos i cili ka zevendesuar per dy jave 9 dhe 10 ne stolin blu argjentinasin e pezulluar Luis Manuel Blanko.
SUPERLIGA 2010-2011
LEVIZJET E TRAJNEREVE
Shkumbini Mirel Josa nga java 1-2 Agim Canaj nga java 3-14. Trajneri i ri
Bylisi Ilir Spahiu nga java 1-3 Agim Meto java e 4-t Nikola Ilievski nga java 5-te.
Besa Shpetim Duro nga java 1-4 Perparim Daiu nga java 5-10 Gert Haxhiu nga java e 11-te
Tirana Sulejman Starova nga java 1-6 Nevil Dede nga java e 7-te.
Vllaznia Mojash Radonjic nga java 1-8 Mirel Josa nga java e 9-te.
BANKINAT AKTUALE
Dinamo Luis Manuel Blanko argjentinas
Flamurtari Gugash Magani
Skenderbeu Shkelqim Muca
Tirana Nevil Dede
Shkumbini .........
Vllaznia Mirel Josa
Teuta Edi Martini
Laci Stavri Nica
Besa Gert Haxhiu
Kastrioti Ramazan Ndreu
Bylis Nikola Ilievski maqedonas
Elbasani Krenar Alimehmeti
SI E NISEN SEZONIN
Dinamo Luis Manuel Blanko argjentinas
Flamurtari Gugash Magani
Skenderbeu Shkelqim Muca
Tirana Sulejman Starova
Shkumbini Mirel Josa
Vllaznia Mojash Radonjic malazias
Teuta Edi Martini
Laci Stavri Nica
Besa Shpetim Duro
Kastrioti Ramazan Ndreu
Bylis Ilir Spahiu
Elbasani Krenar Alimehmeti
Faqe 23
Magjistari Nasri i con Topcinjte
ne krye te Premier Liges angleze
Karlos Tevez i dhuroi nje fitore te cmuar Mancester Sitit
Celsi i Ancelotit nuk shkoi me shume se barazimi me Evertonin
Dy golat magjike te Nasrise i dhane Arsenalit kreun e kampionatit pas javes se 16-te kjo dhe per shkak se ndeshja e Mancester Junaitidit me Bllekpullin u shty. Arsenali fitoi 2-1 me Fulhamin me Samir Nasrine qe i shenoi te dy golat ne Emirates Stadium. Nasri shenoi golin e pare me nje goditje me koke ne nje dyluftim me Lorent Koshienliu ndersa per Fulhamin barazoi Diomansi Kamara perpara se Nasri te realizonte golin e shumepritur te fitores se topcinjve te Arsen Vengerit. Celsi humbi shansin per te kapur kreun e Premier Liges pasi londinezet u ndalen ne shtepi nga Evertonin ne barazimin 1-1 midis dy skuadrave. Celsi prishi baraspeshen pas nje penalltie te realizuar ne minuten e 41-te nga ana e Didier Drogbase kur Nikolas Anelka u rrezua nga Tim Hauard. Portieri i Evertonit vetem sa u ndeshkua me kartonin e verdhe por ai nuk mundi te bente asgje per te ndaluar Didier Drogbane qe u dha kryesimin bluve. Gjithsesi Zhermen Bekford barazoi rezultatin ne minuten e 86-te pasi shnderroi ne gol nje pasim te Tim Kahillit pasi krosimit qe ky i fundit mori nga Leiton Bejns. Evertoni ushtroi presion te jashtezakonshem ne shtate minutat e mbetura por u tregua i paafte per te marre fitoren. Mancester Siti fitoi 1-0 me Bolton Uonderesin edhe pse e mbylli takimin me dhjete lojtare. Karlos Tevez ishte dhe heroi i fitores se skuadres se Mancinit njeheresh edhe goli i dhjete sezonal i argjentinasit dhe i 33-ti ne 50 paraqitje me fanellen e Sitit. Tevez shenoi pas vetem kater minutash loje nderkohe qe Aleksandar Kolarov u ndeshkua me kartonin e dyte te verdhe ne minuten e 79-te. Bllkeberni shkaterroi 3-0 Uolverhemptonin me golat e realizuar nga Dan Emerton dhe Nelsen. Birmingam Siti barazoi 1-1 me Totenhemin. Sebastian Bason shenoi golin e Totenhemit duke e gjetur rrjeten e tij te pare pas 16 muajsh nderkohe qe per vendasit golin e cmuar e realizoi Krejg Gardner dhjete minuta para perfundimit te ndeshjes njeheresh edhe golin e tij te peste sezonal. Uigani barazoi 2-2 me Stok Sitin me te kater golat qe u shenuan ne harkun e 40 minutave te pjeses se pare.
Hanoveri i Altin Lales i treti ne Bundeslige
Ne Volsburg-Verder lojtaret kundershtare humbasin nga nje penallti
Eintrahti i Frankfurtit fitoi 2-1 ndaj Maincit te vendit te dyte ne perplasjen midis tyre ne Commerzbank Arena. Frankfurti shenoi i pari me ane te mbrojtesit Marko Rus ne minuten e 35-te perpara se Mainci te barazonte me fund te pjeses se pare me nje penallti te realizuar nga Andre Shurle. Frankfurti e siguroi fitoren po me penallti kur Teofanis Gjekas ne minuten e 84-te per ta cuar ekipin ne vendin e nente. Hanoveri i Altin Lales ne stol regjistroi nje fitore te cmuar 2-1 ne transferte kunder Borusias se Menshngladbahut. Majkell Bredlej u dha vendasve nje avantazh surprize ne minuten e 18-te por Hanoveri u kunderpergjigj me dy gola brenda dy minutash ndaj skuadres qe mbyll renditjen e Bundesliges. Majk Hanke shenoi ne minuten e 73-te perpara se Didier Ja Konan te kompletonte fitoren ne te 75 per ta cuar skuadren e tij ne vendin e trete ne Bundeslige me dy pike me pak se Mainci i vendit te dyte. Demba Sise i dha tri pike te cmuara Frajburgut ne fitoren 1-0 ndaj Hamburgut. Sise shenoi golin e tij te dhjete sezonal. Shtutgardi i dha fund serise se tij me dy humbje rrhest duke barazuar 1-1 me Hofenhajmin ne Mercedes Benz Arena. Sejad Salihovic shenoi golin e avantazhit per vendasit ne minuten e 11-te por Martin Harnik barazoi ne minuten e 34-t. Hofenhajmi u detyrua te luante me dhjete lojtare pas kartonit te kuq te marre nga mbrojtesi ganez Isak Vorsah ne minuten e 41-te. Perplasja midis Volfsburgut dhe Verder Bremenit perfundoi pa gola pavaresisht se te dyja skuadrat humben secila nga nje penallti. Torsten Frigns i Verder Bremenit gaboi ne minuten e 74-t nderkohe qe Edin Xheko humbi shansin e tij nga pika e bardhe ne minuten e 77-te.
IDEJA
Bekenbauer Ne janar Boterori i Katarit
Legjenda gjermane Franc Bekenbauer nje anetar ne largim nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s tha se Boterori i vitit 2002 qe do te organizohet ne Katar do te ishte me mire te luhej ne janar. Turneu me i rendeishem futbollistik nderkombetar tradicionalisht eshte luajtur midis muajve qershor dhe korrik menjehere pas mbylljeve te kampionateve shtepiake per klubet. Opsioni i hedhur nga Bekenbaueri ka te beje me temperaturat ne Katar qe ne muajin korrik arrijne deri ne 50 grade ne Gjirin Persik. Bekenbauer nje ish-kampion bote si lojtar dhe trajner me Gjermanine Perendimore i cili gjithashtu organizoi Boterorin e vitit 2006 ne vendin e tij i rekomandoi FIFA-s qe ta merrte parasysh mendimin e tij. Duhet te mendojme per nje zgjidhje ndryshe - tha Bekenbaueri. Gjate muajit janar ose shkurt ju mund te keni temperatura deri ne 25 grade ne Katar. Do te ishte nje alternative e mire per te perdorur kontrollin klimaterik dhe shpenzimet e medha per stadiumet dhe zonat e tifozeve. Procedimi i ofertave per boteroret e viteve 2018 dhe 2022 u kritikuan shume kudo ne bote pasi dhenies se tyre respektivisht Rusise dhe Katarit. Ishte nje gabim i madh qe te dyja boteroret 2018 dhe 2022 u dhane nje dite por kjo tani ndodhi - tha Bekenbauer. Une do te isha me i lumtur po tua linim vendimin per vitin 2002 nje gjenerate tjeter. Bekenbaueri ka bere te ditur se ai do te largohet nga Komitetit Ekzekutiv i FIFA-s ne vitin 2011 per arsye personale.
Anglia akuza te ashpra FIFA-s
Kreu i futbollit anglez Roxher Burden i drejtoi nje leter te ashper FIFA-s pasi qeveria e futbollit boteror hodhi poshte oferten e Anglise per te organizuar Boterorin e vitit 2018. Burden deklaroi Eshte e veshtire te besosh se votimi ishte nje proces objektiv. Ne kishim oferten me te mire komerciale dhe prezantimi yne u konsiderua si me i miri. Une ende jam i befasuar sesi ne mundem te merrnim vetem dy vota. E kam shijuar kohen e punes duke qene ne krye te Federates Angleze dhe kam vepruar gjate gjithe kohes duke mbeshtetur koleget e mi.
6 Dhjetor 2010