E Diel, 1 Nëntor 2026

Rektori firmosi për dhëndërinflasin dekani dhe pedagogu

Të tjera rreth shkrimit Universiteti sot mbledhje për provimet fantazëm Universiteti shtetëror provime si të italianit, Renzo Bossi Reagon rektori: Unë s'bëj presione TIRANE- Thellohet skandali i provimeve në Universitetin e Sporteve ku sipas një dokumenti të zbuluar nga gazeta Shqiptarja.com rezulton se rektori Vejsel Rizvanolli, ka favorizuar dhëndrin e tij, Redi Shijaku, aktualisht student i vitit të katërt të sistemit part-time te fakulteti i Shkencave të lëvizjes, të kalojë në të gjitha provimet, megjithëse ai nuk ka qenë fare i pranishëm në Shqipëri në datat kur, sipas procesverbaleve, janë dhënë provimet.

Gazeta Shqiptarja.com publikon sot intervistat e dekanit të i fakultetit të Shkencave të Lëvizjes, pranë Universitetit të Sporteve, Mehmet Spahiu dhe pedagogut Ferdinand Mara të cilët zbulojnë implikimin titullarit Rizvanolli.

Mehmet Spahiu, dekani i fakultetit të Shkencave të Lëvizjes, pranë Universitetit të Sporteve, pranon që pedagogëve edhe mund t’u ketë hedhur “hi syve” ndonjë student, por ai në gjithë këtë histori, bën fajtor kryesor rektorin, pasi në momentin që ka firmosur procesverbalin e notave të dhëndrit të tij, e dinte shumë mire se ku ndodhej ai.

Ferdinand Mara, mjeshtër i sportit, dhe që aktualisht jep lëndën e gjimnastikës në vegla dhe gjimnastikë aerobike, te fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit denoncon presionin e rektorit jo vetëm për dhëndrin e tij, por edhe për studentët e tjerë, që ai i konsideron si vota". Ai thotë se ka 23 vjet që ushton profesionin e pedagogut, por situata që po kalojnë tani është tejet absurde.

Nga ana e tij Rektori Rizvanolli është shprehur se janë thjesht akuza, pasi ai nuk ka pushtet mbi të gjithë pedagogët, shefat e departamentit apo dekanin, ku është student dhëndri i tij.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›