E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 1 Qershori, fëmijëtfestime në sheshe e shkolla

Të tjera rreth shkrimit Të rritur që duan ende lodra Sot e gjithë vëmendja i kushtohet fëmijëve me rastin e ditës së tyre. Në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë janë planifikuar të zhvillohen aktivitete nga drejtoritë arsimore por dhe pushteti lokal.

Në Tiranë i tërë bulevardi kryesor do të jetë i mbushur me performanca artistike kushtuar fëmijëve. Aktivitetet organizohen nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës si dhe nën kujdesin e Zonjës Liri Berisha.

Për realizimin e këtyre aktiviteteve janë angazhuar 5 shkolla të kryeqytetit ku jane përfshirë dhe artistët e vegjël të Cirkut Kombëtar dhe Teatrit të Kukullave. Sheshet ku do të organizohen performancat artistike janë: Sheshi tek hyrja e Rrugës “Pedonale”, Sheshi para portës hyrëse të Kalasë së Tiranës, Sheshi para portës hyrëse dhe pjesës së brendshme të Galerisë së Arteve, Sheshi midis GKA dhe Hotel “Dajtit’

Sheshi përpara Lulishte “Milenium”, sheshi këndor tek “Këmbana e Paqes” si dhe sheshi para hyrjes së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Gjithashtu aktivitete do të ketë edhe tek Parku Rinia, lulishtja “3 Vëllezërit Frashëri”, si dhe tek sheshi para Kryesisë së Kuvendit.

Koncerti përmbyllës do të organizohet në sheshin para Pallatit të Kongreseve ku do të performojnë artistët e vegjël nga shkolla artistike “Jordan Misja”, shkolla Koreografike dhe Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve.

Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Berisha, ndërsa presidenti Topi do të zhvillojë një pritje me fëmijët në Pallatin e Brigadave.

PERSE 1 QERSHORI ESHTE FESTA E FEMIJEVE
Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqënies së fëmijëve në Gjenevë në 1925.
Këtë vit konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi sëbashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e'' Anijes se Dragoit ''. Aktiviteti koinçidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botes e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqënies së tyre.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›