E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Remont linjës Divjakë – Ballaj, OSHEE: Kufizim të energjisë në disa zona të Kavajës

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se për shkak të avarisë në linjën 35 kV Divjakë – Ballaj, në datën 7 shkurt do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-14:00 në këto zona në Kavajë.

Sipas OSHEE-s, zonat që preken nga kufizimi energjisë janë: Ballaj, Greth, Spille, Zhabjak, Çorum, Beden, Kryevidh, Vilbashtovë. OSHEE publikoi në rrjete sociale, linqet që paraqesin në kohë reale planin e veprimit për remontet e planifikuara në rrjetin elektrik, të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji apo njoftimet mbi punimet për riparimin e avarive.

Konkretisht, në linkun https://oshee.al/category/njoftime/ jepet informacion mbi oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga remontet, sipas grafikut javor të 11 rajoneve të OSSH-së në vendin tonë.

Gjithashtu, OSHEE publikoi dhe linkun me njoftimin mbi ndërprerjet e planifikuara të energjisë, https://ossh.al/category/njoftime/.

Investimet, sipas OSHEE, po kryhen me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji për konsumatorët.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›