E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rendesia e Gjeorgjise

Sulmi i Moskes ndaj Gjeorgjise ka nxjerre ne pah ne nje menyre dramatike ballafaqimin strategjik midis Rusise dhe Perendimit. Gjeorgjia ndodhet ne epiqendren e nje lufte te shkallezuar midis nje Rusie ekspansioniste dhe institucioneve perendimore te cilat sherbejne si magnete per demokracite ambicioze kudo ne Evrope.

Lufta mbi Gjeorgine ka qene pergatitur prej vitesh. Duke llogaritur qe reagimi i Perendimit do te ishte i dobet dhe i percare, regjimi Putin-Medvedev arriti ne perfundimin se aksioni energjik kunder perpjekjeve te Tbilisit per te rifituar territorin e shkeputur te Osetise se jugut do t’i sherbente tre objektivave strategjike.

Se pari, Moska perdori pretekstin e mbrojtjes se popullsise ruse ne Osetine e jugut dhe Abkhazi per te kufizuar Gjeorgjine, per te minuar kapacitetet e saja ushtarake, per te dobesuar qeverine pro-perendimore, dhe per ta penguar Tbilisin qe te ece perpara drejt anetaresimit ne NATO.

Se dyti, sulmi mbi Gjeorgjine i dergoi nje sinjal te fuqishem shteteve te tjera fqinje te Rusise se orientimi i tyre strategjik nuk do te jete nje vendim sovran. Kriza gjeorgjiane eshte nenkuptuar si nje paralajmerim per Ukrainen dhe Moldavine se ato duhet te nderpresin kerkesat e tyre per te hyre ne NATO. Ne rast te kundert, Moska mund te nderhyje per te mbrojtur interesat gjoja te kercenuara te minoriteteve ruse.

Se treti, permes veprimeve te saja ne Gjeorgji, Rusia synon te frenoje zgjerimin e metejshem te zones perendimore ose euro-atlantike dhe te permbyse influencen e Shteteve te Bashkuara ne rajonet e Kaukazit, Kaspikut dhe Detit te Zi.

NATO-ja eshte pare si nje kercenim nga Kremlini jo per shkak te qendrimit agresiv por per shkak se ajo siguron nje shkalle mbrojtjeje ndaj vendeve qe i frikesohen ambicieve ruse, ashtu sic eshte pohuar nga kryeqytetet e Evropes Qendrore dhe Balltikut. BE-ja gjithashtu eshte pare si nje kercenim nga Moska kryesisht per shkak te standardeve te saja per qeverisjen demokratike, shtetin e se drejtes, dhe transparencen ne biznes e cila minon strategjine e Rusise te korrupsionit politik.

Autoritetet ruse besojne se SHBA e kane kaluar zenitin e tyre si nje fuqi globale dhe eshte e nevojshme qe te ndertohet nje bote e re multipolare. Preokupimi i Uashingtonit me Irakun, Afganistanin dhe terrorizmin xhihadist ofrojne nje mundesi te vlefshme per nje Rusi te ringjallur qe te shtrije influencen e saj neper Evrope.

Ne llogaritjet e veta afatgjata, ambicia e Moskes eshte per te zgjeruar “hapesiren euro-aziatike” ne te cilen Rusia do te behet nje lojtar dominues politik. Kjo do te pershinte transformimin e Evropes si nje te tere ne nje shtojce te sferes ruse dhe do te priste lidhjet e Evropes me SHBA.

Rusia ka pozicionuar nje varg mjetesh per te zvogeluar zgjerimin e metejshem te zones NATO-BE dhe per te dobesuar efektivitetin e saj. Keto perfshijne diplomacine percarese, permbysjet politike, armet e informacionit dhe gracken energjetike. Gjithashtu Moska eshte duke fituar nje sulm te madh ekonomik ne Evrope permes blerjes se aseteve strategjike te cilat do ti lejojne asaj qe tu beje presion udheheqesve politike dhe ekonomike per te pranuar ne heshtje interesat ruse. Ballkani gjithashtu figuron ne kete ekuacion si nje zone e pastabilizuar nga e cila Moska mund te perfitoje per te percare Aleancen dhe per te zgjeruar influencen e saj politike.

Lufta ne Gjeorgji ka shtuar nje tjeter arme ne arsenalin e Moskes. Perdorimin e forces kunder nje shteti te pavarur pro-perendimor do te dergoje vale shokuese neper te gjithe ish-satelitet sovjetike. Kremlini llogarit qe pak kryeqytete perendimore do te kerkojne te shmangin nje konfrontim te tejzgjatur me Rusine, dhe ajo eshte duke u mbeshtetur tek percarja dhe mungesa e vendosmerise nga vendet anetare te BE e kombinuar nga nje presidence e deshtuar amerikane.

Lufta Rusi-Gjeorgji eshte bere nje gur prove per unitetin e BE dhe NATO-s dhe per efektivitetin e tyre ne sjelljen me nje krize madhore ne mbare Evropen. Nje paaftesi per ti bere presion Rusise qe te terheqe trupat e saj, per te vendosur nje mision paqeruajtes nderkombetar ne territoret e diskutuara te Gjeorgjise, ose per te rivendosur integritetin territorial te Gjeorgjise do ti dergonte nje sinjal negativ te gjitha shteteve fqinj te kercenuara nga ekspansionizmi i Rusise. Kjo gjithashtu do te inkurajoje Mosken te ndjeke me me shume energji axhenden e saj me te gjere “Euro-aziatike”.

(*) Posacerisht per “Koha Jone”


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›