Heqja e imuniteteve, Topalli:Nuk kam asnje leter nga PS
Rozeta Rapushi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mohoi dje ekzistencen e nje letre te kreut te grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, per ndryshimet ne Kushtetute per heqjen e imunitetit te zyrtareve. Ndersa u shpreh dje se shpreson se nje leter e tille, e publikuar vetem ne media, te mos jete qendrim zyrtar i selise roze, pasi nepermjet saj kerkohet shtyrja e shqyrtimit te ketij projektligji te rendesishem. "Shpresoj qe letra, te mos jete nje qendrim zyrtar i Partise Socialiste, pasi nepermjet saj kerkohet shtyrja e diskutimit per ndryshimin e Kushtetutes per heqjen e imuniteteve, ne sesionin e ardhshem. Shqiptaret nuk kane kohe per te humbur me justifikime. Interesi i shqiptareve eshte qe heqja e imuniteteve te miratohet me daten 6 gusht per t'i dhene vendit shansin e merituar ne ecjen perpara drejt integrimit europian", - tha Topalli. Nga ana tjeter, ajo permendi faktin se heqja e imunitetit per zyrtaret e larte dhe gjyqtaret eshte nje nga 12 rekomandimet kyce per marrjen e statusit kandidat ne Bashkimin Europian, ndaj se opozita duhet t'i bashkohet nismes se depozituar ne Kuvend dhe ne 6 gusht te votohet unanimisht per heqjen e imuniteteve. Kryetarja e Kuvendit, ritheksoi se nisma e depozituar nga mazhoranca per heqjen e imuniteteve eshte nje projekt i hartuar nga misioni Euralius i Komisionit Europian dhe i PACA, projekti Antikorrupsion per Shqiperine prane Keshillit te Europes. Sipas saj, Parlamenti ka ndjekur te gjitha procedurat ligjore per te futur ne axhende kete nisme. Duke kujtuar edhe se socialistet nuk kundershtuan aspak ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve, ku u percaktua kohe me pare edhe axhenda qe do te pershkonte nisma per ndryshimet kushtetuese ne Kuvend. "Sjell ne vemendje se, ne Konferencen e Kryetareve te organizuar per kete ceshtje, Partia Socialiste nuk ka shfaqur kundershtime dhe ka kerkuar te njihet me projektin. Prej atij momenti, jane njoftuar deputetet dhe nisma eshte shpallur publikisht, duke respektuar te gjitha kerkesat e Rregullores per kete ceshtje, e cila eshte miratuar me konsensusin e te dyja paleve ne vitin 2008 per te shmangur veprimet e nxituara", - theksoi Topalli. Kuvendi sqaroi gjithashtu edhe ne lidhje me procedurat e ndjekura deri me sot per kete ceshtje. Keshtu, behet e ditur se me daten 6 korrik 2012, nje grup deputetesh te mazhorances depozituan nje nisme per ndryshimet ne Kushtetute lidhur me heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte. Me daten 10 korrik 2012, Topalli thirri Konferencen e Kryetareve per te hartuar kalendarin per shqyrtimin e nismes se ndryshimeve Kushtetuese per imunitetin e zyrtareve te larte. Ne konference ishin te pranishem perfaqesuesit e mazhorances dhe ata te opozites. "Sipas Rregullores, trupa qe shqyrton amendamentet Kushtetuese perbehet nga Keshilli i Legjislacionit dhe Komisioni per Ceshtjet Ligjore nen drejtimin e Kryetarit te Kuvendit, Rregullorja parashikon zhvillimin e mbledhjes jo me heret se dy jave nga depozitimi nismes", - vijon sqarimi.