E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-SHBA, bashkepunim i ngushe ne fushen e sigurise

Gjate vizites ne Rome, Kryeministri Berisha ka zhvilluar nje takim me zevendessekretaren per Ceshtjet te Sigurise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, znj. Jane Lute. Znj. Lute tregoi interes te vecante per zhvillimin e Shqiperise gjate kesaj periudhe, duke i treguar kryeministrit Berisha se ka qene ne Shqiperi ne fillim te vitit '92 dhe se ndjehet nje admiruese e vendit tone. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e njohu me zhvillimet e vrullshme dhe transformimet e rendesishme qe kane ndodhur ne vend gjate kesaj periudhe dhe e ftoi perzemersisht zevendessekretaren Lute te vizitoje serish Shqiperise, si mike e vertete e vendit tone dhe e kombit shqiptar. Gjithashtu gjate bisedes, Kryeministri Berisha dhe znj. Lute rikonfirmuan vullnetin e te dy qeverive e vendeve per te vijuar bashkepunimin e ngushte ne fushen e sigurise. Nga ana e saj, zevendessekretarja Lute e falenderoi Kryeministrin, ne emer te qeverise dhe SHBA-se, per bashkepunimin shume te mire e shume te frytshem ne te gjitha aspektet e sigurise. Me tej, ata u ndalen edhe ne zhvillimet e fundit ne rajonin e Mesdheut dhe Afrikes Veriore e me gjere, per sa i perket ceshtjeve te sigurise, pas ndryshimeve rrenjesore qe vijuan pas "Pranveres arabe", por edhe per situaten ne rajonin e Europes Juglindore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›