Meta takim me veteranët
Skrapar - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka zhvilluar në Skrapar një takim ne veteranët e kësaj zone, ku është festuar 65- vjetori i krijimit të Brigadës VII sulmuese dhe kontributit që kjo brigadë dha në Luftën Antifashiste Nacional- Çlirimtare. Meta shprehu pakënaqësinë e tij për mungesën e përfaqësuesve nga ana e Qeverisë apo të Ministrisë së Mbrojtjes. Sepse sikurse e tha ai vetë, është për të ardhur keq që në këtë festë mungojnë përfaqësuesit e Qeverisë.Në këtë festë nuk përshëndet askush nga Ministria e Mbrojtjes, sepse ata nuk e kanë kuptuar akoma që në themelet e integrimit të Shqipërisë në NATO qëndron pikërisht angazhimi dhe rreshtimi i drejtë i partizanëve në LANÇ, në krahun që e fitoi betejën kundër Nazi-Fashizmit.
Megjithatë theksoi Meta, pavarësisht nga kjo sjellje, e cila nuk është e re për gjithë ju që keni dhënë kaq kontribute për këtë vend, pavarësisht përpjekjeve të tjera që bëhen për të sfumuar kontributin tuaj, nuk mund të sfidojnë dhe të hedhin poshtë Luftën Antifashiste Nacional -Çlirimtare, sikurse ishte dhe rasti i shëmtuar kur Qeveria dhe pushteti vendor në Shkodër hoqën pesë heronjtë e Vigut nga sheshi kryesor i këtij qyteti duke menduar se në këtë mënyrë mund të zhvlerësojnë luftën tuaj.
“Fakti që ne jemi kaq shumë këtu, dhe që do të jemi më shumë në të ardhmen, tregon se idealet për liri, për Shqipërinë demokratike, ku njerëzit të jenë të lirë, por edhe që njerëzit të jetojnë më mirë, dhe të çlirohen nga varfëria, sikurse ndodh këto vitet e fundit, mbeten të gjalla tek sakrificat që kanë bërë ata 300 dëshmorë të Brigadës VII sulmuese, apo edhe nga gjithë ato sakrifica që keni bërë të gjithë ju dhe të afërmit tuaj në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare”, përfundoi përshëndetjen e tij Meta gjatë ceremonisë të përkujtimit të kësaj date historike për vendin tonë.