E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakët kundër njohjes së Kosovës

Bratislava-Sllovakia duket e pa lëkundur në vendimin e saj kundër pavarësisë së Kosovës. Kandidatët për president, janë shprehur që të gjithë kundër njohjes së shtetit të ri. Në një anketë të realizuar nga televizioni sllovak TA3, shtatë kandidatë për president të Sllovakisë janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara, mes të cilave edhe për pavarësinë e Kosovës, ku që të gjithë janë shprehur kundër njohjes së Kosovës nga ana e Sllovakisë.

"Sllovakia ka qëndrim të palëkundur ndaj kësaj çështjeje. Ne jemi pro respektimit të së drejtës ndërkombëtare, dhe për këtë jemi kundër shkeljes së deklaratave. Prandaj mendoj se qëndrimi i Sllovakisë është i drejtë”-deklaroi Ivan Gasparovic, kandidat që konsiderohet favorit për të marrë postin e presidentit në zgjedhjet e 21 marsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›