E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi i drejtohet zyrtarisht politikes me pakete propozimesh

Lëvizja Socialiste për Integrim ka garantuar biznesin për përfshirjen e kërkesave të tyre në programin elektoral për zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Gjatë ditës së sotme kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jakaj zhvilloi një takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta ku i dorëzoi këtij të fundit paketën me kërkesat e sipërmarrësve.
Përmes këtij takimi startoi dhe nisma e biznesit për shpërndarjen e paketës drejtuar forcave politike për përfshirje në programet elektorale si dhe zbatimin e tyre nga qeveria e ardhshme.
Në vlerësimin e kreut Meta, duhet një qasje më dinamike ndaj biznesit për të bërë të mundur edhe përballimin e krizës që ka përfshirë edhe partnerët tanë.
“Prioritet i jashtëzakonshëm dhe afatgjatë e cila do të garantonte një rritje të qëndrueshme ekonomike të vendit do të jetë edhe rritja e eksporteve Made in Albania”, vuri në dukje Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›