Renditja FIFA, Shqipëria midis Kinës dhe Irakut

Rrëzim 13-katësh. Kështu mund të përcaktohet renditja e Shqipërisë në renditjen e përgjithshem të FIFA-s për muajin tetor nëkarahasim me muajin paraardhës, shtatorin. Nëse në muajin shtator ishim në vendin e 75-të, tetori na gjen në të 88-in në renditjen botërore të FIFA-s, por edhe me një kundërbonus prej -45 pikësh. Po në këtë vend Shqiëria ka qenë edhe në mars të vitit 2006. Pra një prapaktheu e fortë, kur më parë kemi qenë në vendin e 62-të në muajin gusht. Shqipëria ndodhet në renditje pas Kinës, e 87-ta, dhe para Irakut, i 89-ti.
Në grupin tonë, Hollanda vazhdon dominimin me vendin e 7-të më të mirë në botë, Rumania është ngjitur në të 23-tin dhe Bullgaria ka bërë një hap prapa, kur ndodhet tani në vendin e 38-të nga i 37-ti që ishte në muajin shtator. Bjellorusia është ngjitur katër vende dhe ndodhet në vendin e 61-të, Sllovenia në të 78-in, Luksemburgun në të 193-in.
Franc Hoxha
RENDITJET E VITIT 2006 PËR SHQIPËRINË
• Tetor, vendi 88
• Shtator, vendi 75
• Gusht, vendi 62
• Korrik, vendi 65
• Qershor, vendi 85
• Maj, vendi 85
• Prill, vendi 86
• Mars, vendi 88
• Shkurt, vendi 82
• Janar, vendi 83