E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s vazhdon ngjitja e Kombetares

Shqipëria ka fituar një tjetër pozicion në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, duke u ngjitur në vendin e 37.

16 ndeshje të Kupës së Konfederatave, 89 ndeshje kualifikuese të Botërorit dhe 29 takime miqësore janë marrë parasysh nga FIFA për përpilimin e kësaj renditjeje. Shqipëria lë pas në këtë mënyrë përfaqësuese si ajo e Japonisë, Australisë, Serbisë, Irlandës, Sllovenisë, Turqisë apo Skocisë, skuadra të cilat kanë marrë pjesë më parë në faza finale të kampionateve botërore apo europiane. Suksesi në Kupën e Konfederatave e ka rikthyer Brazilin në grupin e 10 kombëtareve të para të futbollit. Me një ngjitje nga vendi i 22-të në atë të nëntin, Seleçao, pesë herë kampion i botës, ka rimarrë fluturimin. Ngjitje ka bërë edhe Italia e Prandelli-t, që zuri vendin e tretë në turneun që u mbyll të djelën në Brazil, duke kaluar nga vendi i tetë në të gjashtin. Në krye të renditjes vazhdon të jetë Spanja, pavarësisht humbjes në finale, e ndjekur nga Gjermania në vendin e dytë dhe Kolumbia në të tretin, që ka zbritur nga podiumi Argjentinën. Për Kolumbinë, protagoniste në kualifikimet e botërorit, vendi i tretë në botë, ndonëse i përkohshëm, është historik.  FIFA Top Ten: Spanja Gjermania Kolumbia Argjentina Holanda Italia Portugalia Kroacia Brazili Belgjika / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›