E Diel, 1 Nëntor 2026

Reperi i njohur 50 Cent akuzohet për dhunë në familje

TMZ raporton se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, i njohur për publikun si 50 Cent është ngarkuar me akuzën dhunë në familje për gjoja se ka goditur ish të dashurën e tij në Toluca Lake, Kaliforni

Incidenti thuhet se ndodhi pasi gruaja, e cila mbetet e paidentifikuar, ishte mbyllur në dhomën e gjumit pas një grindje me reperin , ku më vonë i njëjti theu derën dhe e goditi ish të dashurën dhe shkaktoi shumë dëme materiale.

Krijuesi i hitit "In Da Club" përballet me disa akuza,si për kundërvajtje për dhunë në familje etj. Reperi 14-herë i nominuar për çmimin Grammy mund të përballet me deri në pesë vjet burgim dhe 46.000 $ gjobë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›