E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e Premierligës, pas ndeshjeve miqësore

Tre ditë para fillimit të Premierligës Angleze, mediat kanë publikuar rënditjen në bazë të formës së treguar në ndeshjet parapërgatitore.

West Ham është skuadra me më shumë fitore në këtë verë. Swansea dhe Liverpool zënë pozitat dy dh tre në bazë të formës së treguar deri më tani. Chelsea e zë vendin e katërt ndërsa Arsenal radhitet në vendin e gjashtë.

Manchester United është në vendin e 13të me 11 pikë të tubuara pas 8 ndeshjeve ndërsa Manchester City në vendin e 17 me 9 pikë. Tottenhami është skuadra me bilancin më të dobët të rezultateve deri më tani./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›